Nisja e sezonit shkollor/ Tola: Përdorni rripat e sigurimit për fëmjët, masa ekstreme për shoferët e dehur

Furgonët të cilët transportojë fëmijë dhe nxënës shkolle do t'i nënshtrohen një kontrolli të rreptë të policisë rrugore për përdorimin e rripave të sigurimit.

Kreu i policisë rrugore Mitat Tola i bëri apel prindërve dhe drejtuesve të mjeteve të përdorin rripat e sigurimit dhe të shmangin alookolin dhe shpjejtësinë teksa çojnë fëmijët nëpër shkolla.

Mitat Tola, në një deklaratë për mediat foli gjithashtu edhe për masat që janë marrë gjatë kësaj periudhe, ku numri i personave që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor është ulur.

Tola u shpreh: "Do të ketë patrullime shtesë dhe do të merren masa ekstreme per ata që shkelin rregullat rrugore."

Sipas kontrolleve të bëra, ka një ulje të numrit të personave që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur.

Nga 100 të dehur që drejtojnë makinën para ca kohësh, tani janë 70 ose 60 persona. Nuk ka rëndësi statusi i shoferit, por nëse ai bën shkelje atij i përgatitet dosja", tha Mihtat Tole.

Me nisjen e sezonit të ri shkollor pritet kujdes më i madh i shoferëve në rrugët e Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 16/09/2019 09:38

    Shpejt jeni kujtuar,gjithe bota e ka te domosdoshme rripin e sigurimit,kurse per femijet qe nuk kane mbushur moshen duhet sedilje per femije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik