KURBIN – Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se është kapur duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Në momentin që është ndalur nga policia ai i ka kundërshtuar këto të fundit dhe ka tentuar të largohet por forcat e policisë e kanë vënë në pranga. I arrestuari është D. P., 19 vjeç, banues në Laç dhe lëvizte me një makinë tip 'Renault' në Laç.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në makinë iu gjet në çantën e krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Si provë materiale të riut iu sekuestrua pistoleta me një krëhër me 5 fishekë.
Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 7 vjet.
Nga data 1 deri në 8 janar 2020 janë sekuestruar, falë kontrolleve nga Policia e Shtetit, 1 pistoletë, 2 kallashnikovë, 2 armë gjahu, 3 pushkë, 1 silenciator dhe 2 armë të ftohta (thika).
-
O ligj vensa jo 5 deri ne 7 po ne 10 vite burg, qe tjeret ta masin bythen mire para se ta mbajne armen.
Përgjigju-
5 vjet denim nuk eshte pak per nje arme qe mban me vete, por problemi eshte qe gjykatat vazhdojne e i denojne me nga 6 muaj dhe perseri keta i gjen perjashta duke bere krime me te renda.
-
Sado ta vesh ligjin nuk gdhenden talebanet albanez
-









Komente
Komento