Qarkullonte me armë pa leje në makinë, arrestohet i riu i cili kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie

Qarkullonte me armë pa leje në makinë, arrestohet i riu i cili kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie

Arma e sekuestraur nga policia

Një 23-vjeçar është vënë në pranga ë Tiranë, pasi kishte thyer mnasën e sigurisë arrest shtëpie, është vënë në pranga pasi qarkullonte me armë pa leje në makinë, nga kontrolli në banesë iu gjetën edhe municion luftarak.

Pas një njoftimi se një automjet, i drejtuar nga një i ri që dyshohej se ishte i armatosur policia ka ndaluar 23-vjeçari, drejtues të automjetit në rrugën Egnatia.

Nga kontrolli është arrestuar menjëherë  23-vjeçari S. K., të cilit iu gjetën në makinë një armë zjarri pistoletë.Ndërsa në kontrollin që iu bë banesës së tij , u gjet një sasi municioni luftarak (180 fishekë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me pistoletën.

Pasi i riu u arrestua nga verifikimeve të kryera ka rezultuar se ai , kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", i vendosur më parë për të.Për këtë arsye mbi të riun do të rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe thyerjes së masës së sigurisë arrest në shtëpi.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet