Qarkullonte me armë pa leje, policia shtrin në tokë dhe vë në pranga të riun me ‘Range Rover’ në Durrës

Qarkullonte me armë pa leje, policia shtrin në tokë dhe vë në pranga të riun me ‘Range Rover’ në Durrës

Policia e Durrësit arreston Enger Muça

DURRËS- Teksa puna për “goditjen” e rasteve të armëmbajtjes pa leje vazhdon, policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Pas informacioneve të marra policia ka ndaluar Enger Muça, i cili po drejtonte automjetin tip "Range Rover".  I riu është vënë menjëherë në pranga nga policia pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë.

Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhoma e Përfaqësuesve voton këtë javë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

Dhoma e Përfaqësuesve voton këtë javë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin