Shkëlzen Gashi është themelues i Vetevendosje dhe publicist nga Kosova i njohur për librat e tij studimorë dhe intervistat me politikanë të Kosovës. Njihet po ashtu si një nga mbështetësit kryesorë të Albin Kurtit para se të vinte në pushtet.
Sot ai ka bërë një krahasim të 7 postimeve të fundit të Edi Ramës dhe Albin Kurtit, pa bërë ndonjë koment, për të treguar qeverisjen propagandistike të Albin Kurtit.
Ja postimi i tij:
Edi Rama dhe Albin Kurti
Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Rama në FB:
1. Rruga e Memiasit në Berat
2. Pesë tunele në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimi te Zona e Astirit
3. Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut
4. Përfundimi i rrugës së Vlorës
5. Përfundimi i Spitalit Infektiv në Tiranë
6. 150 shtëpi të reja për familjet e prekura nga tërmeti, e për pak ditë edhe 49 të tjera
7. Përfundimi i Kantierit DRSHTRR Korçë
Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Kurti në FB:
1. Përkujtimi i 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë
2. Urimi për festën e Kurban Bajramit
3. Diskutimi në tryezën: Evropa juglindore – A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?
5. Urimi për 4 korrik 1861 (Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës)
6. Kryeministri fotografohet me vëllezërit Beqiraj në Sopijë derisa ata korrin 15 hektarë grurë
7. Urimi për 2 korrik 1990 (Deklarata Kushtetuese për Republikën e Kosovës)/ Lexo.al
Z.Gashi.krahasimi eshte pa vend,por mund te sherbeje si nxites pune.Pse e them kete? Sepse dy zoterinjte kane hyre dhe jane angazhuar ne politike ne menyra te ndryshme dhe kane origjine te ndryshme.Rama vertet ka pasur pakenaqesi nga diktatura,por babai i tij ishte nje nga skulptoret me te sukseshem dhe me te privilegjuar te kohes,kurse babai i z.Kurti edhe pse me shkolle te larte e ka pasur me te veshtire rrugen e carjes ne jete.Ramen e solli Nanoja ne politike,kurse Kurti ka patur nje histori politike me dramatike dhe ka qene me i angazhuar dhe e ka pesuar per kete,kurse Rama eshte vetem rrahur,por asnjehere burgosur.Kurti eshte njeri i betejave ne terren,Rama eshte njeri i betejave ne kuvend dhe ne vendimmarrje.Kurti eshte me ballkanik ne veprime e mendime dhe e ka te veshtire te dale nga ambienti i vet,Rama eshte nje manipulues i shkelqyer i degjuesit,behet //Dritero// me shqiptarin e thjeshte dhe //Kadare// me kokat e politikes evropiane te sofistikuara.Rama eshte artist,pra enderrimtar dhe praktik,Kurti eshte inxhinjer kompj.dhe telekom.,pra eshte me ekzakt,me i prere,nuk le shume vend per mundesi e fantazi.Krahasimi qe behet mes te dyve vlen vetem per t'a nxitur Kurtin qe te lere rolin e /kancelarit/ te oborrit dhe te marre rolin e kryeministrit/qeveritarit, qe te beje gjera me konkrete qe te vlejne per popullin,por mendoj qe diferencat mes tyre qe i rreshtova me siper jane nje ndikues i madh ne veprimet e vendimet e te dyve.
PërgjigjuNjeri perfundon vepra te prekshme, konkrete. Tjetri asnje pune. Kujtimore, per veteranet.
PërgjigjuDallimi eshte mese i qarte dhe kuptimplote. Le te bejne krahasimet shqiptaret.