"24 milionë dollarë do shpërndahen për pronarët brenda vitit 2016-ë, ndërsa i gjithë procesi i administrimit të 11 500 dosjeve do të përfundojë brenda në 2019-ën".
Kështu u shpreh Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronës, Sonila Qato, e ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv.
"Ligji i ri për trajtimin e pronës ka përcaktuar një fond kompensimi për pronarët, i cili është i pa tjetërsueshëm. Çdo qindarkë e shtetit nuk mund të tjetërsohet më. 24 milionë dollarë do të shpërndahen për vitin 2016", u shpreh Qato.
Duke iu referuar afatit ligjor për dorëzimin e kërkesave për njohjen e titujve të pronësisë, Qato theksoi se nuk do të pranohet asnjë aplikim pas datës 23 maj.
Sipas saj, njohja e titujve të pronësisë është hapi i parë për të përfituar kompensimin financiar. Janë 11 500 dosje që presin të shqyrtohen nga Agjencia e Trajtimit të Pronës. "Në bazë të dispozitave të ligjit të ri për trajtimin e pronës, ne do të fillojmë nga puna konkrete për shqyrtimin e mbi 11 mijë dosjeve që agjencia ka në zyrën e saj. Do të nisim një punë shumë serioze në funksion të pronarëve që presin 23 vjet për pronën e tyre", u shpreh Qato.
Ajo theksoi gjithashtu se Gjykata e Strasburgut nuk ka pezulluar tratjimin e çështjeve nga Shqipëria. Vizita e zv/kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë e atij të Finacnave në këtë gjykatë u bë për ta njohur atë me reformën e ndërmarrë për komenspimin e pronave.
Znj.Qato, afati final për dorëzimin e aplikimeve për njohjen e titujve të pronësi, që e keni thënë prej disa ditësh, është 23 maji? Çfarë ndodh pas 23 majit?
Është afati i cili përket pronarëve që duan të aplikojnë për herë të parë për njohje pronësie. Është e rëndësishme, data 23 ju përket vetëm atyre që aplikojnë për herë të parë.
Ka akoma persona që nuk kanë aplikuar për njohje pronësie?
Si duket ka akoma. Ka akoma individ që në këto 23 vite nuk kanë kërkuar njohje pronësie. Vetëm sot kanë aplikuar 500 persona. Duhet vetëm dy dokumente, është thjeshtëzuar procesi. Një dokument origjinë prone të nxjerrë nga arkiva e shtetit. Dhe një pozicionim hartografik te pronës qe pretendojnë tu njihet.
Pa këto dy dokumente nuk i pranoni?
Ne nuk jemi bërë pengesë për aplikimin e tyre. I kemi pritur ,deri sa të mbarojë afati dhe më pas do fillojë shqyrtimi i tyre. Ata do të marrin një njoftim në qoftë se aplikimi i tyre është pranuar. Njofton të gjithë të interesuarit edhe ditën e shtunë dhe të diel do të priten pranë zyrave të Agjencisë së Trajtimit të Pronave nga ora 08:00 deri ne orën 16:00.
Ju thatë që është fluks? Mendoni se do ketë akoma më shumë fluks?
Presupozoj se po. Deklarata për shtyp që kemi bërë i ka shtyrë ata për të aplikuar në fund të procesit. Deklarata e agjencisë që ky afat po skadon, i ka shtyrë të nxitojnë. Nuk ka afat tjetër. Nuk ka shtyrje të afatit të datës 23. Në varësi të fluksit të qytetarëve, ne do të punojmë deri në fund të ditës. Në datën 24 e në vijim, agjencia do të fillojë punën. Në bazë të dispozitave të ligjit të ri për trajtimin e pronës, ne do të fillojmë nga puna konkrete për shqyrtimin e mbi 11 mijë dosjeve që agjencia ka në zyrën e saj. Do të nisim një punë shumë serioze në funksion të pronarëve që presin 23 vjet për pronën e tyre. Në fund të procesit do të dalim me një njoftim zyrtar se sa ka qenë numri i aplikantëve nga 23 shkurti deri në 23 maj dhe sa është numri i aplikimeve që agjencia do të kthejë përgjigje. E nisim në datë 24, dhe kemi 3 vite kohe për të shqyrtuar dosjet.
Jemi mësuar që kur lëvizin zyrtarët, qeveritë, gjithçka kthehet nga e para...
Duke qenë pjesë përbërëse e grupit të punës që ka hartuar ligjin e ri, jemi shumë në merak për të zbatuar sa më mirë këtë ligj, për të qenë sa më efektiv e për të realizuar atë pritshmëri për vullnetin që kemi patur, për shqyrtimin e kësaj vendimmarrje për pronarët. Kemi marrë mision që brenda 3 viteve ta përfundojmë këtë proces.
Deri në 2016-ën? Duket si mision i pamundur..
Nuk është mision i pamundur po të ketë një angazhim institucional. Mendoj se afati 32 vjeçar është i mjaftueshëm. Dhe qytetari do të jetë një vendim nga ana e agjencisë. Këto 11 mijë dosje të jenë të përfunduara administrativisht nga ana e agjencisë së trajtimit të pronave.
Ka patur pakënaqësi nga shoqata e pronarëve. Një prej tyre tha se u kemi bërë thirrje edhe qytetarëve të mos aplikojnë sepse do të bien pre e mashtrimeve të qeverisë...
Është hera e parë që e dëgjoj një deklaratë të tillë, supozoj se duhet të jetë e vërtetë. Këtë deklaratë e hedh poshtë fluksi i qytetarëve për të aplikuar. Fluks nga të gjithë vendet. Njerëzit janë të interesuar, shkruajnë në e-male, në faqen tonë ëeb. Tema e pronave është kthyer në një mini-debat të vogël dhe këtu nuk ka lidhje fare me atë që e quajnë mashtrim. Është një nismë e qeverisë. Një objektiv që ne e kemi premtuar që në fillim, për ta realizuar me një pritshmëri shumë të mirë ndaj pronarëve.
Meraku i zotërisë lidhej se, duke shkuar pranë agjencisë, legjitimohet ligji që pronarët e kundërshtuan...
Ligji është në fuqi. Ka kaluar në një proces të gjatë konsultimi, qoftë dhe publike, me ekspertë të fushës të cilët janë kompetentë, ka kaluar në komisionet parlamentare, i miratuar dy herë në Kuvend. Pati fatin që të shqyrtohet dhe në Gjykatën Kushtetuese. Ky ligj që është shumë i mirë dhe ka efekte të jashtëzakonshme dhe qytetarët duhet të kenë besim.
Ata pretendojnë se keni hequr konceptin e njohjes së pronës...
Nuk e thonë kurrë se në cilin nen, germë të ligjit është hequr kjo. Ju siguroj që kthimi i pronës nuk është hequr. Fakti që është konceptuar ndryshe nga ana e këtij ligji, fjala kthim është ekuivalente e fjalës njohje. Zërat që dëgjojmë janë zëra njerëzish që kanë përfituar nga procesi, i kanë marrë pronat e tyre dhe tani ngrenë zërin që pronat të mos i marrin të tjerët.
Kur vendos kushtetuesja?
Jemi në pritje të një seance të dytë konsultimi që Gjykata Kushtetuese duhet të zhvillojë. Palët janë të përgatitura. Është vërtetë një betejë në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e kaluar zgjati 7 orë ku secila nga palët dha argumentet e veta, tregon se interesi është shumë i madh. Kështu që edhe serioziteti i trupës së gjykatës do të jetë optimal.
Nëse gjykata e cilëson ligjin antikushtetues, çfarë pasojash ka për procesin?
Gjykata vendosi implementimin e ligjit. Nuk ka asnjë pasojë të pariparueshme. Qeveria do t'i përgjigjet shqetësimit të kushtetueses.
Agjencia që ju drejtoni ka ndryshuar emrin nga agjencia e kthimit në agjenci e trajtimit të pronës...
Edhe ligji nuk është më ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave. Kemi dashur t'i japim funt kthimit dhe kompensimin të pronave, ndaj ligji quhet për përfundimin e procesit. Ne duam ta përfundojmë procesin e pronave.
Edhe vetë ju e keni quajtur ligjin jo më të mirin e mundshëm...
Unë them se në të gjithë mënyrën si shqyrtohen parimet e një rendi demokratik parimi i interesit publik prevalon mbi të gjitha parimet kushtetuese. Jam duke folur për paragraf e doktrina për të cilat jemi konsultuar.
Si do të fillojë procesi i ndarjes së fondit?
Ligji i ri për trajtimin e pronës ka përcaktuar një fond kompensimi për pronarët, i cili është i pa tjetërsueshëm. Çdo qindarkë e shtetit nuk mund të tjetërsohet më. 24 milionë dollarë do të shpërndahen për vitin 2016. Edhe pronarët janë më të interesuar, kundrejt një trualli të lënë, të marrin kompensimin financiar. Ligji ka parashikuar dy shtylla shumë të rëndësishme. Procesi i kompensimit është një proces i rregulluar me vendimmarrje. Jo më larg se në 30 maj agjencia do të bëjë publike vlerësimin e rreth 4000 mijë vendimeve të dhëna në vitet 93-94. Fondi 24 milionë dollarë do të shpërndahet për këto vite. Do të saktësojmë disa dokumente nëse janë trajtuar nga ligji 7501 dhe nëse kanë përfituar nga një fond kompensimi. pas këtij momenti fillon edhe lëvrimi i fondit sipas interesit që do të shfaqin pronarët në këtë proces. Nuk ka parti politike, parlament apo qeveri që të rrëzojë këtë skemë kompensimi të ligjit të ri.
Z/kryeministri Peleshi dhe dy ministrat kanë shkuar në Gjykatën e Strasburgut. Cili është meraku?
Ka qenë një aktivitet normal i qeverisë e cila interesohet për punët e veta dhe reformat e nisura. Nuk ka asnjë reformë të qeverisë që është lënë përgjysmë. Kjo është një nga reformat që është nisur për tu kryer.
Çfarë i keni kërkuar gjykatës?
Vizitat e mëparshme të zv/kryeministri dhe ministrit të Drejtësisë e Financave, janë shenjë e seriozitetit. Vizita të cilat qeveria ndjen detyrimin për të prezantuar se çfarë reforme ka ndërmarrë. Nuk është gangrenë vetëm për shtetin shqiptar, por është kthyer në shqetësim edhe për Gjykatën e Strasburgut. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve shqiptarë kanë trokitur në këtë gjykatë.
A keni kërkuar pezullim të çështjeve?
Vetë gjykata e Strasburgut në vitin 2012-ën, nëpërmjet një vendimi pilot,i kërkoi qeverisë të identifikonte një mekanizëm brenda shtetit i cili të përmbyllte këtë problematikë kaq të madhe për pronarët në vendin tonë. Për arsye që këta pronarë të mos trokisnin në dyert e gjykatës. Ju si shtet, thotë Gjykata, keni detyrimin që tu siguroni këtyre pronarëve të drejtën e tyre dhe ta siguroni në shtetin shqiptar. Ndodhi që ky mekanizëm u realizua me qeverinë e re.
Vazhdon trajtimi i çështjeve në Strasburg?
Trajtimi i çështjeve në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg vijon. Nuk është pezulluar asnjë dosje. Kemi bërë kërkesë që vendimet e Strasburgut të bazohen mbi ligjin, por deri tani ende Gjykata nuk është shprehur.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO