Qazim Arifi: Pse i bëra portretet
e Rexhep Qosjes dhe Obamës
Në Muzeun Historik Kombëtar, piktori Qazim Arifi ka çelur një ekspozitë portretesh. Megjithëse realistë, janë realizuar me një teknikë të lartë skulpturale.
Portretet e gdhendura më mermer e të derdhura në bronz janë figura të shquara të kombit, personalitete të politikës e personalitete shoqërore, artistë të famshëm, etj. Ato janë figura reale, të bëra me pastërtinë e një realizimi të thellë. Në Muzeun Historik Kombëtar, piktori Qazim Arifi ka çelur një ekspozitë portretesh. Megjithëse realistë, janë realizuar me një teknikë të lartë skulpturale. Gjejmë portrete të spikatura të figurave të kombit, si Rexhep Qosjen, Naim Frashërin, Skënderbeun, dhe jo pa habi shohim se përkrah tyre janë punuar me dashuri estetike edhe figura të politikës botërore si presidentët e SHBA-ve Barak Obama, Kenedi, etj. Gjithashtu, me mjaft dashuri dhe ekspresivitet Arifi ka punuar portrete artistësh, si portretin e Mirush Kabashit ose të Kadri Roshit, etj. Duket sikur secilin portret të gdhendur, skulptori e vendos në një rol të caktuar, në një lëvizje shprehëse, ku synon të jap një mesazh adhurimi për veprën e secilit personazh që ka populluar ekspozitën e tij, e cila do të qëndroj përgjatë javës e çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Detajet e portreteve janë shprehëse, të papërsëritshme për nga pikëpamja e shprehjes së personalitetit të gjithsecilit që zë vend në këtë ekspozitë. Dje në ka qenë dita e parë e ekspozitës dhe ndoshta shumë vetë s'e ka vënë re, por nëse hyn aty s'mund të mos prekësh veçantinë e saj. Piktori Kujtim Buza shprehet se "Skulptori Qazim Arifi ka në natyrën e tij forcën depërtuese thellë në karakterin dhe tipin real, ai modelon thjesht, sakt dhe me vërtetësi. Qazimi arrin të japë më vërtetësi botën e tyre shpirtërore, duke sjellë emocione me tingull kombëtar dhe bashkëkohor. Ai është një skulptor realist, mjeshtër i portretit dhe i shpirtit shqiptar", thotë Buza për të. Ndërsa vetë skulptori na tregon pikënisjen e atij frymëzimi që ka sjellë në ekspozitë portretin e akademik Rexhep Qosjes, jo shumë larg portretit të presidentit të Amerikës, Barak Obama.
Cili është qëllimi i kësaj ekspozite?-Këtë ekspozitë unë e kam bërë në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë.
Keni personalitete të pavarësisë?-Realisht unë kam gdhendur personalitete që kanë ardhur më tepër në njohjen dhe frymëzimin tim. Kam personalitete që kanë dhënë kontribute, edhe për pavarësisë. Ekspozitën e kam sjell në kuadrin e 100-vjetorit.
Çfarë ju ngacmoi që të bëni një skulpturë të Rexhep Qosjes. Duket shumë e veçantë dhe arrirë?-Po unë shpesh frymëzohem nga personalitete që japin një kontribut të madh në shoqëri, duke u bërë ballë probleme historike dhe politike të vendit, apo edhe atyre të botës. Unë frymëzohem nga ata që bëjnë sfida konkrete në çdo kohë dhe në çdo situatë. Akademik Rexhep Qosja është një njeri që më ka frymëzuar, dhe ka dhënë një kontribut në kulturën shqiptare ne tërësi dhe për çështjen shqiptare jashtë kufijve e sidomos në Kosovë. Për mua është një personalit i madh dhe burrë shumë i mençur i kombit.
Do t'ju kuptoja drejt në rastin e akademik Qosjes, po Obama?-Po unë kam dy djemtë në Amerikë dhe për mua Amerika është vend i adhuruar i lirisë dhe demokracisë. Obamën e vlerësoi shumë për faktin se ai ka zbritur tek problemet e popullit dhe ka dhënë një ndihmë të madhe humanitare në vendet e tjera të botës, që janë goditur nga fatkeqësitë. Për mua është një president që drejton me ndjenjë me shpirt. Ndaj e kam arritur ta njoh e ta prek portretin e tij. Kur një figurë më emocion unë e bëj.
fotot e Barack Obama dhe Rexhep Qosja bërë nga Qazim Arifi janë marrë nga Shqiptarja.commarre nga Shqiptarja.com(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.7%
-
Jo
32.7%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 1292
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
28 Korrik, 22:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital
28 Korrik, 22:20
-
Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…
28 Korrik, 22:11
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Shtëpia e Bardhë fajëson Hezbollahun për sulmin 'e tmerrshëm' në Golan
28 Korrik, 21:55
-
Macron bisedë telefonike me Netanyahun: Dënon sulmin në Lartësitë e Golanit, por i kërkon të mos ketë përshkallëzim
28 Korrik, 21:46
-
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ja përse
28 Korrik, 21:34
-
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet
28 Korrik, 21:24