110 vjeçarja, Xhemile Susuri, edhe pse personi ndoshta më në moshë jo vetëm në Kosovë, deri para pak vitesh ka agjëruar muajin e Ramazanit, ndërkohë këtë herë ishte rasti i parë që namazin e Fiter Bajramit nuk e fali në xhaminë e fshatit për shkak të pandemisë COVID-19.
Ajo ka filluar që të agjërojë për herë të parë në jetën e saj në moshën 8 vjeç, ndërsa në xhami i ka falur të gjitha Bajramet. Përkundër moshës, e moshuara Xhemile ende bën punime të dorës dhe ujit lulet në oborrin e shtëpisë.
Ajo thotë se puna fizike përfshirë edhe muajin e Ramazanit e ka bërë të jetë e shëndetshme. Xhemile Susuri ka lindur në vitin 1910 në Bele të Kukësit në Shqipëri dhe më vonë u martua në Zhur të Prizrenit, ku dhe jeton akoma.
.jpg)
.jpg)
110 vjeçarja, Xhemile Susuri
-
Ne koh te Enverit ku agjeronte ,pse thoni perher te pare nuk fale se kur ishte enveri ne cilen xhami shkonte
Përgjigju-
Është martuar, para se të vinte murtaja (Enver,) Ka lindur në 1910. Martuar në Kosovë, ska qenë ndaluar feja atje siç bëri kolera Enver.
-
Ne Kosove jeton. Ka lindurne 1910 ne Kukes dhe eshte martuar ne Prizren. Koha e enverit e ka gjetur ne Kosove
-









Komente
Komento