Që dhoma e fëmijës
të jetë e shëndetshme

Që dhoma e fëmijës<br />të jetë e shëndetshme
Nëse e gjithë shtëpia duhet të jetë sa më e përshtatshme për fëmijët, dhoma ku ai do flejë duhet te jete perfekte dhe e pastër. Për te larguar mikrobet, ja këshillat e duhura.

Ajroseni rregullisht
Dhoma e fëmijës duhet ajrosur dy herë në ditë, si në verë ashtu edhe në dimër.
Vendosni lule
Lulet e pastrojnë ajrin e dhomës
Zgjidhni me kujdes mobilet dhe tapetet

Nëse doni të vendosni piktura zgjidhini ato sa me ekologjike. Ne dysheme shmangi moketet dhe preferoni tapete me fije. Për mobiliet duhet te keni parasysh t’i zgjidhni prej druri dhe te palyera.

Bëni kujdes me produktet e pastrimit

Ashtu si për pikturat edhe për pastrimin duhen zgjedhur produkte ekologjike dhe qe nuk kane arome. Duhet shmangur me çdo mënyrë përzierja e produkteve te tipave te ndryshme. Përdorni me mire një fshese te thjeshte sesa një fshese me korrent, përveç ne rastet kur kjo e fundit ka filtra HEPA.

Pastrojini mirë lodrat dhe arushat

Miqtë më të mirë të fëmijëve mund të jenë foletë më të mëdha të mikrobeve. Lajini arushat dhe lodrat e ngurta me ujë dhe klor ose ne lavastovilje

Kujdesuni për shtresat dhe mbulesat
Mbulesat apo batanijet duhen ajrosur rregullisht. Për t’i larë duhet t’i vendosni në temperature të larte në mënyrë që të ngordhin mikrobet.

Shkrimi u botua sot në Suplementin ShSuplementin Shëndeti gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës