Që nga fillimi i pandemisë, për herë të parë Donald Trump shfaqet në publik me maskë

Që nga fillimi i pandemisë, për herë të parë Donald Trump shfaqet në publik me maskë

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, Presidenti i SHBA, Donald Trump është shfaqur me maskë në publik.

Presidenti po vizitonte spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

"Asnjëherë nuk kam qenë kundër maskës, por besoj se ka një kohë dhe një vend," tha ai ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.

Trump më parë kishte deklaruar se nuk do të mbante maskë, ndërsa ironizoi rivalin e tij  Joe Biden për këtë gjë.

Por këtë të shtunë Trump tha: "Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në atë ambient të veçantë, ku po flet me shumë ushtarë dhe njerëz mendoj se është një gjë e shkëlqyeshme të vendoset një maskë”.

Ndryshimi i qëndrimit të Presidentit erdhi pasi SHBA regjistroi të shtunën 66.528 raste me koronavirus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja