'Që nga ngjitja e bulonave te makinat me një çelës, deri te bërja e pazarit', 'Tesla' në 3 muaj sjellë robotin e ri

'Që nga ngjitja e bulonave te makinat me një çelës, deri te bërja e pazarit', 'Tesla' në 3 muaj sjellë robotin e ri

Elon Musk

Kompania e miliarderit amerikan Elon Musk, “Tesla”, do të nxjerrë në treg robotin e saj humanoid me inteligjencë artificiale të quajtur ‘Optimus’ në vetëm tre muaj.

Teksa po fliste në Forumin Ekonomik të Katarit, Musk tha se një prototip i robotit do të shfaqet në ‘AI Day’ të Tesla-s më 30 shtator.

Roboti Optimus, i cili u prezantua për herë të parë gushtin e kaluar, do të jetë në gjendje të ecë me pesë milje në orë dhe do mund të ngrejë deri në 150 paund.

Ai do të projektohet për të trajtuar detyra ‘të rrezikshme dhe të mërzitshme’ në fabrikë dhe mjedise të tjera, megjithëse do të jetë ‘miqësor’ dhe një ‘shoqërues shumë i mirë’, si një kafshë shtëpiake.

Ai do të jetë në gjendje të bëjë një sërë punësh, që nga ngjitja e bulonave te makinat me një çelës, deri te marrja e sendeve ushqimore në dyqane.

 "Shpresoj se do të kemi një prototip interesant për t’u treguar njerëzve. Ne kemi një ekip shumë të talentuar në Tesla, me të cilin po punoj ngushtë për të pasur gati një prototip robot humanoid deri në fund të shtatorit. Unë mendoj se po arrijmë deri në atë pikë.”, tha Musk.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë