Që sot Tirana pa stacion treni
projekti misterioz i Lulzim Bashës

Që sot Tirana pa stacion treni<br />projekti misterioz i Lulzim Bashës
TIRANË - Që sot, Tirana është i vetmi kryeqytet në botë pa stacion treni. Asnjë tren nuk është nisur sot dhe asnjë pasagjer nuk është parë në biletari.

Bashkia eTiranës, në mënyrë aspak trasparente, të shpejtë dhe të fshehtë, ka vendosur të kyçë përfundimisht dhe të heqë një shërbim, që edhe pse i rrënuar, përdorej ende nga shumë qytetarë.

Por çfarë do të bëhet në stacionin aktual të trenit në Tiranë? Deri tani dihet shumë pak. Të indinjuar e të shqetësuar shprehen edhe pronarët e aktiviteteve përreth.

Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës ka shumë pak informacion për çështjen. Edhe pse “Terminali i autobusëve dhe trenit ” prezantohet mes projekteve strategjike, vetëm 4 rreshta e gjysëm dhe një hartë aspak profesionale -  ky është gjithë shpjegimi për të.

Asnjë informacion për financimin, për bankën donatore, për shifrën dhe godinat që do të jenë aty. 

Sipas disa të dhënave që kanë dalë nga media, nga kryebashkiaku Lulëzim Basha, stacioni i trenit do të spostohet për t’i lënë vendin megastrukturave. Por për të gjitha këto, komuniteti i kryeqytetit dhe sidomos grupet e interesuara nuk dinë asgjë.

STACIONI I TRENIT
 (Pamje nga stacioni i trenit sot, i mbyllur)

treni
(Asnjë tren nuk është nisur sot nga Tirana)

stacioni i trenit
(Në foto: biletaria e kyçur dhe asnjë pasagjer në pritje)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca