Pezullimi i numrit 2 të OFL-së/ Qefalia: Vijnë si të pakorruptuar, po skarcohen pastaj! PS koalicion me ata që kanë programin e njëjtë me ne! Para fushatës rritet krimi

TIRANË- Në debatin e "zjarrtë", deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia e sheh fajin te presidenti Ilir Meta për reagimet e tij që shkojnë përtej kompetencave të tij si kreu i shtetit, ndërsa legjitimon sjelljen e kryeministrit Edi Rama, si një kryetar i një force politike. Në studion e Report Tv, Qefalia tha se nuk është penduar që i ka dhënë votën si president, pasi kishte pritshmëri të mëdha referuar eksperiencës së Metës në politikë, por vendimet e marra, sipas tij, kanë qenë shumë zhgënjyese dhe të njëanshme.

"Nuk është normale nga ana e presidenti që është simbol i unitetit kombëtar, ndërsa Rama është në krye të një qeverisje që ka punën e vet, vazhdon reformat dhe nuk më vjen mirë që Meta ka marrë rolin e një opozite, përfshirë këtu edhe partinë e tij, LSI. Nuk është ish, për aq sa ndeshet me kryeministrin për politikat e zhvillimit them se është pozicionuar dukshëm në rolin e opozitën madje ka futur në ombrellën e tij dhe Basha, ai bën më shumë opozitë.Unë e kam votuar Metën si president dhe nuk jam penduar se ka një kohë të gjatë që merrej me politikë dhe ka kaluar shumë poste dhe kam menduar që në saj të përvojës politike, do e bënte mirë punën. por qytetarët janë koshient që Meta ka bërë dekrete të tij dhe i ka cdekretuar, ka vendosur datën e zgjedhjes, e ka hequr, në këtë rast nuk mendoj që problemi i mazhorancs është që të shkarkojë Metën, problemi është që institucione të tilla duhet të jenë të mbështetura nga Kushtetutë. Nëse presidenti ka miratuar ato akte në kohë COVID-i ka zbatuar karantinën. Është në kompetencat e tij që të shprehet, apo të miratojë ligjet. Në fund nuk vendos presidenti, por Kuvendi. Nuk është determinant vendimi i Metës për ligje, s'na ka bërë nder për ligjet që ka miratuar në kohë pandemie", tha Qefalia.

Nëse Rama e ka bërë të qartë se nuk do të ketë koalicione me asnjë parti, Qefalia ka qenë më i tërhequr duke thënë se mund të bashkohet me çdo parti që ka të njëjtin program si PS-ja.

"PS bën koalicion me të gjitha partitë që aspirojnë dhe kanë programin tonë, nëse do mbështesin programin tonë, kushdo mund të japë kontributin e vetë. Nëse do ketë këtë mendim, unë do sugjeroja anëtarë që të mos votojnë Kryemadhi, por të çojnë votat për PS-në", tha ai. 

Si anëtar i Komisionit i Sigurisë Kombëtare, Qefalia kritikoi vettingun në Polici, referuar edhe rastit konkret të Arben Frashëri, që nuk justifikoi një shtëpi 56 metra2. Për të është jo vetëm i ngadaltë për të vënë përballë drejtësisë drejtuesit e saj, por po fokusohet shumë më tepër të pasuria, në një kohë që në Shqipëri në fillime ajo ka qenë informale.

"U kam thënë që përveç kohës së ngadaltë për kalimin në Vetting të drejtuesit por edhe duke u fokusuar vetëm te ekonomia, jemi dëshmitar që ekonomia ka qenë informale", tha ai. Sa i përket rastit të ish- numrit dy të OFL-së, Artan Shëmbi i pezulluar për korrupsion dhe dekonspirim të operacioneve, Qefalia tha se "individë të tillë nuk duhet të ekzistojnë", duke pranuar se ka policë të korruptuar, por që janë ndëshkuar.

"Vijnë si të pakorruptuar, po skarcohen. Në rastin konkret nuk mund të themi gjë se gjykata nuk është shprehur. Individë të tillë nuk duhet të jenë, kjo është një luftë e pandërprerë ku element që janë servirur si të pakorruptuar, dinamika do t'i skarcojë. Nëse do ketë element të tjerë, do pësojnë fatin e atij që stonon me ligjit. Nëse ka individë nga policia që abuzojnë me ligjin, duke kërcënuar individë që nuk janë për t'u kontrolluar nga OFL do të mbajnë përgjegjësi, kemi fakte se organi pranë policisë i ka ndëshkuar. Ne jetojmë në Shqipëri ka individë që i nënshtrohen vettingut, dhe ato që kanë lidhje me krimin do të ndëshkohet, SHCBA ka ndëshkuar të gjithë ata që kanë kryer shkelje apo janë kapur duke dekonspiruar krimin. Ka një punë të mrekullueshme të policisë", tha Qefalia.

Deputeti nuk i ka kursyer kritikat për qeverisjen në kohën kur ishte PD-ja në pushtet, e ndërsa pranoi se para fushatës gjithmonë ka një rritje të kriinalitet. "Po të shikosh, unë jam deputet gjatë, dhe vazhdimit në fushata zgjedhore individë me precedent kriminal zgjerojnë aktivitetin e tyre se i mbajnë veshët ngritur se thonë do ikin këta, do vijnë të tjetër. Para fushatës edhe rritet individët kriminal, por edhe numri më i madh i vrasjes. Në momentin që i përdor politike, do i humbasë votat. Qytetarët nuk janë budallenj.Gjatë PD ka pasur drejtor policie që në CV e tyre kishte drejtor bonifikimi, apo kryetar i PD", tha ai. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alisa Cazimi: 14/10/2020 08:28

    Ky Xhemal Qefalia qe Fler per te tjeteret pse nuk shiko beten .Ku i gjeti Leket qe Po nderton ne qender tiranes.Na cmendi nga Ora 5 e mengjesit deri ne 3 te nates.Merr ne Telefon Bashkin thote Pa pike turpi Tirana kantjer ndertimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion