Qëkur të jesh sllav është krim? Po 1 milion turistët sllavë përse po i mirëpresim?

Qëkur të jesh sllav është krim? Po 1 milion turistët sllavë përse po i mirëpresim?

Artisti i vërtetë është universal, eksplorator, tejkombëtar, unik, provokues. Çdo individ në këtë planet mund ta shijojë artin e vërtetë të dallueshëm nga cilësia; mund ta projektojë vetveten në të nga Patagonia në Japoni. Historia dëshmon kokëfortësisht se parapëlqimet e artistëve, edhe gjenial, janë kundër rrymës, tekanjozë, shpesh edhe cinikë: Majakovski adhuronte Leninin, D’Annunzio mbështeste Musolinin, Heminguej dhe Markezi ishin miq të ngushtë të Kastros.

Po ja që edhe Denis Rodman, legjenda e NBA sot është mik i Kim Jong Un! E as kjo nuk zhbën dot estetikisht apo artistikisht asgjë nga arti apo talentet e tyre. Ndërsa Bregoviç është një artist i mirëfilltë, instrumentist i thellë dhe elegant i Ballkanit tonë të rrëpirtë, të vrerosur prej nacionalizmave përralluese.

Ai vjen në Korçën e serenatës dashamirësisht dhe harmonikisht me tingullin muzikor vetjak për t’a ndarë me publikun, duke sjellë me vete edhe “fajin” e tij të vetëm – origjinën! Qëkur të jesh sllav është krim?! Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim? Po Hitlerin përse e dënojmë? A na lejohet kjo histeri dhe a duhet të heshtim? JO! Stuhia nacional-provinciale kundër Goran Bregoviç, selitur portaleve, nuk ka asnjë lidhje me artin e as me krenarinë, aq më pak me qytetërimin.

Me gjasë, mos vallë vjen prej pezmatimit “re-vv-olucionar” nga suksesi i nismës “Open Balkans”, makroprojekti politiko-ekonomik i mendjeve të hapura të Ballkanit? Apo të jetë protagonizëm tifo-tallavesk veror? Në çdo rast, emancipimi, civilizimi, kultura e toleranca duhet të jenë zemra e shpirti ynë! Si shqiptarë, si njerëz, si ballkanas! Mirësevjen Goran!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dauti: 09/08/2021 17:57

    Rrofshin Sllavet. Jane njerezit me te mire ne Planet...

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 07/08/2021 12:31

    Ju Shqiptaret nga Shqiperia keni deshire te jeni Sllav, por ne fakte jeni me te keqinj edhe se Jevgjit, pa asnje dyshim jeni me te poshtrit ne Europe.

    Përgjigju
    • GOLI: 07/08/2021 18:01

      ORE KACIJA,TI DHE TE TJERET SI TI-A E KENI VRARE I ÇIK MENDJEN-PSE KENI MBETUR JASHT KUFIJVE TE MEMES SHQIPERI...PATJETER SE JO,S'JA DILNI DOT PREJ TRAPLLEKUT PER TE BERE NJE PYETJE TE TILLE...E PRA,JA U'A THEM UNE: JU JENI TRAPÇARE SLLAVI

    • Arku: 07/08/2021 15:36

      Po ti çfare rracë shqiptari qenke? Nëse po krahason shqiptaret e Shqiperise me ato të Kosoves se kush është më shume sllav besoj se nuk do mend se kush. Kush ka jetuar më shume me sllavt, kush ka nderruar mbiemrat për tu dukur sllav, kush ka shkuar në shtrat me to, pra ti që ke shkruajtur keshtu për shqiptaret e Shqiperise mbase je vete një kelysh sllavi.

  • Vlore: 07/08/2021 12:19

    Me vjen keq qe jane turrur neperkomente raciste e gjoja Nacionaliste qe ju dhimbset e mbrojne Shqiperine nga nje kengetare disa pseudo artist apo kengetare tallavaje qe gjuhen Shqipe e kane ne plan te dyte se flasin nn stop greqisht e italisht.jo se ka gje te keqe qe dine gjuhe te huaj por ketyre tipave ju grisen shpejt breket sapo shohin ndonje 200€

    Përgjigju
  • GOLI: 07/08/2021 11:49

    SIÇ DUKET RAMA NA DOLI NJE I TILLE......TE SHPETOJME MENEN NGA TE TILLET:- ZGJEDHE TE PARAKOHSHME.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët