Qelizat e kordonit të bebit 
mrekullia që shëron 80 sëmundje

Qelizat e kordonit të bebit <br />mrekullia që shëron 80 sëmundje
TIRANE- I quajnë ndryshe qelizat e jetës, për shkak të aftësisë së jashtëzakonshme për të rigjeneruar rreth 80 sëmundjet malinje por edhe ata të palcës kurrizore. Bëhet fjalë për qelizat staminale që merren nga kordoni i kërthizës së bebit në momentin ai lind. 

Ndonëse efektetet e tyre çudibërëse u zbuluan më 1988, në vendin tonë kjo praktikë realizohet që në vitin 2011, dhe mesatarisht çdo muaj janë rreth 40 çifte që e kërkojnë të ruajnë qelizat staminale të fëmijëve të tyre, duke u garantuar kështu një lloj “police shëndetësore”.

“Procedura është e thjeshtë dhe mund të realizohet pranë çdo materniteti dhe shtëpi lindjeje. Brenda 72 orësh ne i dërgojmë tek banka që është në Belgjikë, ku i nënshtrohet ekzaminimeve për të parë nëse është një material që mund të ruhet apo jo. Vetitë janë parë tek leucemia talasemia, diabeti, tumorin e syrit dhe një lloj tumori në kokë. Në total janë 80 sëmundje të konfirmuara që rigjenerohen plotësisht falë injeksionit me qelizat staminale”- thotë Sokol Dedja, drejtor i filialit të bankës së qelizave stamilane.
 
Ekspertët shpjegojnë se në të vërtetë ata që e kërkojnë një gjë të tillë, nuk janë të pasurit, por çifte të shkolluar. 
 
“Për çudi në Shqipëri nuk janë të pasurit ata që e kërkojnë një procedurë të tillë, por janë çifte të reja të shkolluara që kanë një nivel jetese mesatare”- thotë ai.
 
Për të ruajtur këto qeliza për 25 vjet kostoja që duhet të paguajnë prindërit varion nga 1100-2000 euro.
 
Në momentin që lind bebi merret nga kordoni deri në 120 ml gjak si dhe një pjesë e kërthizës dhe ruhen për 25 vite me radhë në temperaturën -190 gradë celcius. Në rast sëmundje, ai përdoret jo vetëm për fëmijën që i është marrë, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes. Pas kësaj periudhe është vetë fëmija që vendos nëse qelizat staminale do të vazhdojnë të ruhen apo jo. 

Gjatë një trajnimi që “Together for Life” e mbështetur nga projekti IPA i Bashkimit Evropian, ka zhvilluar me gazetarët, ekspertët e kësaj fushe kanë shpjeguar se procedura e marrjes së këtyre qelizave është shumë e thjeshtë dhe jo invasive (pa ndërhyrje kirurgjikale)
 
Pasi lind bebi mjekët marrin rreth 120 ml gjak nga kordoni i kërthizës si dhe rreth 25 cm të kordonit.
 
Më pas ai futet në një kit dhe ruhet në temperaturë normale deri në 72 orë, kur duhet të mbërrijë në bankën e ruajtjes.
 
Atje i nënshtrohet ekzaminimeve për të parë sasinë e qelizave të marra dhe vitalitetin, ku vendoset nëse ata janë të shëndosha dhe cilësore për tu ruajtur apo jo. Vetëm pas kësaj ata futen në procesin e ngrirjes për t’u nxjerrë që atje vetëm me kërkesën e atyre që i kanë depozituar.

Sëmundjet që trajtojnë qelizat staminale:

-Sëmundja Alzheimer
-Goditjet në zemër
-Dëmtime të palcës kurrizore
-Sëmundjet e zemrës
-Viktima nga djegiet
-Diabeti
-Sëmundje të gjakut
-Osteoartrit
-Arthrit Rheumatoid
-Infertiliteti
-Kancer


Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor

Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor