20 plumba mbi banesën e shefit të shërbimeve në Selenicë, i riu: S'kam konflikte (VIDEO+Detajet)

Banesa e shefit të shërbimeve publike në bashkinë e Selenicës është qëlluar me breshëri kallashnikovi në orën 01:00 të mesnatës në rrethana ende të paqarta. Report Tv sjell pamjet nga banesa e 26-vjeçarit Xhuljo Marra në Selenicë që është qëlluar me breshëri, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në murin rrethues, por edhe pjesët e tjera duken shenjat e plumbave që zbrazën nga armët mbrëmë autorët. Marra është person pa precedent penal dhe prej tre vitesh punon në bashkinë e Selenicës, që drejtohet nga Përparim Shametaj i zgjedhur nga PD-ja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit, por deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Ngjarja duket se ka qenë një paralajmërim për Marrën, por ai mohon që të ketë konflikte. 


Në dëshminë e tij në polici, 26-vjeçari ëshë shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se nuk ka dijeni nga se mund të ketë ardhur. Përveç pistës së paralajmërimit po hetohen edhe të tjera për të shtënat që terrorizuan familjen Marra, por edhe fqinjët e tij në mesnatë. Kjo është e disata ngjarje që regjistrohet në Vlorë pas dy atentateve pak ditë më parë, që ende nuk janë zbardhur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ddasd: 21/05/2019 17:44

    e paska bo skemen e azilit gati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë