Një zjarr i konsiderueshëm ka rënë në fshatin e Kropishtit, në territorin e bashkisë Selenicë, qarku Vlorë.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Selenicës, ndërsa për shkak të përmasave të flakëve është kërkuar ndërhyrja edhe e shërbimit zjarrfikës të Vlorës.

Zjarri është përhapur në një gjatësi prej rreth 1.5 kilometrash, duke e vështirësuar ndërhyrjen nga toka.

Për shkak të situatës dhe terrenit, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ Flakët dalin jashtë kontrollit në Tërbun të Pukës, digjet një banesë! Rrezikohet ‘kurora’ e qytetit! Problematike edhe vatrat në Fier