VIDEO/ Të shtëna me kallashnikov drejt autobusit në Kosovë, vritet shoferi dhe dy nxënës, një i plagosur! Dëshmia: Autori ishte i maskuar! Policia: S'bëhet fjalë për sulm terrorist

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gllogjan të Deçanit në Kosovë. Drejt një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri, kallashnikov nga persona të maskuar dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi dhe dy nxënës, ndërsa një tjetër është plagosur dhe është shoqëruar në spital. Pas operacionit i plagosuri rezulton jashtë rreziku për jetën.

Ka qenë drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj që ka konfirmuar se nxënësi i plagosur ndodhet në gjendje kome. Shkaqet e krimit janë ende të paqarta, ndërsa Report Tv mëson se viktimat janë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënësit, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj. Brenda autobusit që u sulmua me kallashnikov mësohet se ishin 8 persona.

“Dy janë të vdekur me armë zjarri, janë nxënës të moshës së re, njëri është i plagosur e në gjendje kome”, tha shkurtimisht Dreshaj.

Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani ka thënë se disa nga fëmijët i kanë treguar se autori ka qenë i maskuar dhe ka sulmuar papritur autobusin me kallashnikov.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Ramush Haradinaj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Haradinaj deklaron se u trishtua nga lajmi ndërsa deklaron se i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave. Sakaq, ai apelon organet ligjzbatuese të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi kriminal.

Osmani u shpreh ngushëllimet familjarëve si dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit që të gjejnë sa më shpejt autorin e ngjarjes, pasi e ka quajtur një goditje të rëndë për sigurinë e vendit.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti i shpreh gjithashtu ngushëllime familjarëve dhe shton se policia po heton për ngjarjen.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:11
Përfundon me sukses operacioni i të plagosurit në tragjedinë e Deçanit, nxënësi është jashtë rrezikut për jetën

Nxënësi i tretë i plagosur në ngjarjen tragjike të Gllogjanit i është nënshtruar operacionit për t’ia hequr plumbin nga trupi. Nga Spitali njoftojnë për T7 se operacioni është kryer me sukses dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.  Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku tha se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kanë qenë në autobus në linjën e fundit duke u kthyer në shtëpitë e tyre. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me aq sa jemi në njohur edhe organet e rendit janë duke bërë përpjekjet maksimale që krimineli të zihet sa më parë dhe të vihet para drejtësisë”, është shprehur Nagavci.

Në orën 19:00 të së premtes u raportua për një krim makabër të kryer në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan. Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, është sulmuar nga një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.

Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit duke shkuar në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Express. I vdekur në vendin e ngjarjes kishte mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit. Ndërkaq, të plagosur kishin mbetur edhe tre nxënës, ku dy prej tyre, vajzë dhe djalë të moshës 16-17 vdiqën në Spitalin e Pejës.

Nga raportimet zyrtare bëhet e ditur se nxënësi tjetër i cili është i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me tragjedinë kanë reaguar eksponentë nga skena politike duke përfshirë edhe presidenten e shtetit, Vjosa Osmanin e kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe ky rast duhet të zbardhet sa më parë.

“Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ishte për vizitë në Shqipëri, tha se menjëherë pasi u informua për tragjedinë në Deçan është nisur për në Kosovë.

“Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më pare”, shkroi Sveçla.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se shpreson që ky sulm të mos jetë terrorist.

“Një autobus që transporton nxënës me u gjuajt në një vend ku dy fëmijë të fshatit Gllogjan kanë gjetur vdekjen…Uroj që të mos jetë ndonjë sulm terrorist mirëpo uroj që këto raste të mos përsëriten kurrë në vendin tonë’, shtoi ai.

Megjithatë ende nuk dihet autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes./Gazeta Express

Ora 23:21
Gazetari nga Kosova për Report Tv: Një nga pistat, konflikti i shoferit me shoferë të linjave të tjera

 

Një nga pistat që po hetohet është një konflikt i mundshëm i shoferit me shoferë të linjave të tjera. Lajmin e tha për Report Tv, gazetari Valon Bajrami. Megjithatë, kjo është ende e pakonfirmuar.

Ora 23:07
Sulmi në Deçan, Policia: Nuk bëhet fjalë për sulm terrorist

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se dyshimet e para bazuar në hetime, tregojnë se sulmuesi i autobusit mund të ketë qenë i vetëm e ndërsa përjashtoi mundësinë e ndonjë akti terrorist.

“Nuk mendohet e as bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist. Nuk ka aso lajme që mund të qarkullojnë. Bëhet fjalë për ngjarjen tronditëse, vrasje të trefishtë dhe një të plagosur në gjendje stabile në spital. Kemi angazhuar të gjitha njësitet elite, njësiti me qen, specialët dhe shumë shpejt bashkohet edhe Prishtina, që nga Drejtori i Përgjithshëm. Kaq mund të them”, tha Elshani.

Ora 22:29
FOTO/ Kush janë dy nxënësit që humbën jetën pas sulmit me armë në Kosovë

1637962102_Sequence03.00310915.Still039.jpg

Personat në foto janë Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, dy nxënësit që humbën jetën pas sulmit me armë ndaj autobusit në Gllogjan të Kosovës.

Ora 21:52
Zbulohen detaje të tjera/ Vrasësi në Deçan i maskuar qëlloi në drejtim të autobusit

Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani thotë se dy nxënës dhe shoferi i autobusit që u sulmua sonte janë vrarë. Ai thotë se fëmijët kanë treguar se një person i maskuar ka sulmuar autobusin me kallashnikov.

“Fëmijët thonë se dikush ka dalë përpara dhe ka gjujt kallash. Ka qenë njeri me maskë dhe ia ka gjujt autobusit kallash”, shpjegoi ai për mediat kosovare. 

“Një njeri me maskë ka qenë dhe i ka gjujt autobusit kallash”, tha Selmani.

 

Ora 21:39
Del foto, kush është shoferi i autobusit që u vra me armë zjarri në Kosovë

1637962908_26180861033422402859945686017258977152322590n.jpg

Personi në foto është Gani Gjokaj, shoferi i cili humbi jetën pas sulmit me armë zjarri në drejtim të autobusit me nxënës që ai drejtonte në Kosovë. Nga sulmi humbën jetë dhe dy nxënës, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. 

Ora 21:13
Shoferi dhe dy nxënës, zbulohen emrat e viktimave të sulmit me armë në Kosovë

1637958456_60038852jpg1637957976.jpg

Zbardhen emrat e viktimave nga sulmi me armë drejt autobusit në Kosovë. Report Tv mëson se viktimë ka mbetur shoferi Gani Gjokaj, dhe dy nxënës, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj

Ora 20:35
VIDEO/ Sulmi me armë drejt autobusit në Kosovë, momenti kur qytetari dërgon nxënësin e plagosur në spital

Report Tv ka siguruar pamjet e para nga ngjarja në Kosovë, ku drejt një autobusi me nxënës u qëllua me armë zjarri. Në pamjet e siguruara shihet ambulanca dhe një qytetar që mban në duar një nxënës të plagosur duke e dërguar në spital.

Ora 20:28
Sulmi me armë në drejtim të autobusit në Kosovë, shkon në 3 numri i viktimave

Ka shkuar në 3 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me armë në drejtim të autobusit në Kosovë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trump: 26/11/2021 22:43

    Me siguri ndonje serb fanatik, pas deklarates se Rames per bashkim me Kosoven.

    Përgjigju
    • Ajet: 27/11/2021 00:51

      Idiot

  • Resmiu: 26/11/2021 21:44

    Ngushellime familjareve. Mesa duket shenjester ka qene shoferi ose fatorino. Por kafshet nuk kane kursyer as femijet... Te gjendet dhe te varet kafsha prej gjuhe.

    Përgjigju
  • Trishtim: 26/11/2021 21:28

    Ka ende çetnik në ato pjesë të Kosovës, nuk befasohem fare nëse do të ndonjë serb në këtë ngjarje.

    Përgjigju
    • Gllogjani: 01/12/2021 23:41

      Krimi eshte krye nga dikush qe njifet me vendin, orarin e autobusit etj. Banor shkavella nuk ka pas asnjehere ne Gllogjan...

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump