Terror në Fier, qëllohet me breshëri gjatë natës një lokal, nuk ka të lënduar (VIDEO)

Qëllohet me breshëri me armë zjarri një lokal në qytetin e Fierit. Lokali në pronësi të Luan Bilajt nga Patosi ndodhet në lagjen “Kastriot”. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë kur lokali nuk ka pasur njerëz dhe ka qenë i mbyllur.

Report Tv sjell pamjet nga lokali që u qëllua me breshëri gjatë natës. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët, ndërsa duket se ka qenë një kërcënim për pronarin.

Sipas policisë, ka qenë pikërisht pronari Luan Bilaj që ka konstatuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer duke bërë më pas denoncimin në polici. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, pasi autorët dyshohet se kanë qëlluar nga makina.

Megjithatë sipas burimeve nga grupi hetimor janë gjetur disa gjurmë, që mund të dërgojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe disa bizneseve pranë tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale