PUKE - Një 50-vjeçar është qëlluar me levë në kokë nga bashkëfshatari i tij dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gojan të komunës Gjegjan, në rrethin e Kukësit.

Viktima është 50-vjeçari Dodë Prenga nga fshati Gojan, i cili është qëlluar me levë në kokë nga Palok Çoku, 31 vjeç, gjithashtu banues i fshatit Gojan. Sipas të dhënave të policisë Prenga është gjetur i pajetë nga familjarët.

Sipas informacioneve mësohet se konflikti që shkaktoi vdekjen e 50-vjeçarit ka ndodhur pas një sherri për skrap, pasi si viktima, ashtu edhe autori i krimit merreshin me tregti skrapi.

Ndërkohë që forcat e policisë së Pukës kanë shpallur në kërkim autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

(eç/shqiptarja.com)