Të shtëna me armë gjatë operacionit të policisë në Laç! Plagoset një person, detajet

KURBIN- Një aksion i forcave Operacionale të Drejtorisë së Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri dhe plagosjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Laçit, ku sipas burimeve policia kishte shkuar për të prangosur një të ri dhe në ato momente është qëlluar me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë blutë kishin marrë informacion se shtetasi i kërkuar po lëvizte me automjet, në lagjen nr. 4, Laç.

Në momentin e ndërhyrjes për ndalimin e të riut, blutë kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe menjëherë kanë ndërhyrë ku u vunë në ndjekje të automjetit që lëvizi me shpejtësi, sapo u konstatuan shërbimet e Policisë.

Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtohej nga 28-vjeçari në kërkim, në tentativë për t'iu shmangur shërbimeve, është përplasur me automjetin e shërbimeve operacionale të policisë, por blutë kanë arritur të neutralizojnë dhe arrestojnë Klaudio Buraku, banues në Laç.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim në vitin 2023, për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim të pronës, ndërsa nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, dyshohet se para se të ndërhynte Policia, në automjetin e tij ndodheshin dhe persona të tjerë.

Gjatë një konfliktit për motive të dobëta, dyshohet se Gjim Buraku, i afërm i Klaudio Burakut, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, Mehemet Domin, 26 vjeç, që ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se Gjim Buraku, pasi ka plagosur 26-vjeçarin, ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga Klaudio Buraku, dhe është larguar me shpejtësi, me këmbë.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit të koduar “Hijet”, kanë kapur dhe kanë shoqëruar Gjim Burakun dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Basha: S’kemi listë me servilë dhe shërbëtorë pazaresh! Të tjerët i paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Basha: S’kemi listë me servilë dhe shërbëtorë pazaresh! Të tjerët i paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë