Qëlloi 5 herë me thikë në kafe gardianin, autori pranon fajësinë për të shpëtuar vëllanë e shokun

Qëlloi 5 herë me thikë në kafe gardianin, autori pranon fajësinë për të shpëtuar vëllanë e shokun

Vate Shpati

Tre personat Luigj Martini, vëllai i tij Aleks Martini dhe shoku i tyre Sokol Pani, që dyshohet se plagosën me thikë Vate Shpatin, punonjësin e Grupeve të Gatshëm në Burgun e Malsisë së Madhe, shumë shpejt pritet të dalin para gjykatës së Apelit Shkodër. Kjo pasi prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masave të sigurisë nga “arrest shtëpie” për Sokol Panin dhe “detyrim paraqirtje” për Aleks Martinin në “arrest në burg” për të dy këta persona.

Pani dhe Martini u liruar nga gjyqtarja e shkallës së parë Izabela Radovani, pasi gjatë seancës gjykatësja konstatoi se autori kryesor i plagosjes me thikë i Vate Shpatit,është Luigj Martini. Ky i fundit është personi i vetëm që ndodhet në burg, por mësohet se edhe ky i arrestuar ka apeluar vendimin e shkallës duke kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, me pretendimin e kishte kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme pasi punonjësi i burgut Vate Shpati, e kishte sulmuar me levë. Në vendimin gjyqësor të zbardhur nga gjyqtarja Izabela Radovani, Luigj Martini rezulton të jetë një i dënuar në Itali dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri në shoqëri.

Në seancë gjyqsore Luigj Martini ka shpjeguar se për plagosjen e Vate Shpatit vetëm ai është fajtor, pasi ai ka qënë njeriu që e ka qëlluar disa herë me biçak. Kjo pasi gjithmonë sipas tij Vatë Shpati i ka dalë përpara me një levë për ta goditur, pra vetëm nga frika pretendon se e ka qëlluar.Sipas Martinit edhe gjatë konfliktit në lokal më kanë ofruar nën krah tytën e pistoletës. Martini ka sqaruar se Sokol Martini vetëm sa e ka shoqëruar në banesën e tij.

Ndërkohë vëllai i tij Aleks Martini, nuk ka qënë as në lokal dhe as kur ka filluar konflikti fizik dhe me thika. Aleksi, sipas Luigj Martinit ka ardhur më pas dhe është mundur për të na ndarë. Ndërkohë ka sqaruar se Biçakun e kishte në xhep dhe se vetëm ai e ka goditur shtetasin Vatë Shpati, dhe se në ikje e sipër e kishte hedhur biçakun në rrugë, por nuk ishte në gjëndje ta kujtonte se ku, por sipas tij do i tregojë familjarëve të vetë që ta gjejnë thikën.

Ndërkohë sipas dosjes së prokurorisë i dëmtuari i kësaj ngjarje të rëndë Vate Shpati ka qënë duke pirë kafe me kushëririn e tij Ndok Vuksani dhe aty ka ardhur duke u ulur në tavolinën e tyre Pjetër Thani dhe shoku i tij Sokol Pali, të cilët pasi kanë qëndruar disa minuta në tavolin e tyre, kanë nisur të shajnë dhe fyejnë dhe në këtë kohë ka ndërhyrë pronari i lokalit duke i nxjerrë jashtë nga lokali, Pjetër Thanin dhe Sokol Palin.

Mandej Vate Shpati, pasi ka mbaruar kafen, ka shoqëruar kushëririn Ndok Vuksani me makinën e tij për ta çuar në banesë. Gjatë rrugës për në banesë Pjeter Thani ose Luigj Martini, i shoqëruar edhe nga vëllai i tij, Aleks Martini dhe shoku i tyre Sokol Pali dhe një person tjetër, i cili po e  priste në këmbë me makinën e ndezur për ti transportuar nga vendngjarja, kanë nxjerrur thikat dhe kanë tentuar për ta vrarë duke i shkaktuar plagë në duar dhe në trup, ku dy prej tyre kanë qënë në krahun e majtë, pikërisht afër zemrës së të dëmtuarit Vate Shpati.

Nga ky sulm rezulton se Shpati ka marë 5 plagë dhe teksa ndodhej i plagosor dhe i mbuluar në gjak, ka telefonuar vëllain e tij, i cili është OPGJ i krimve të Rënda në Drejtorin e Policisë Shkodër, duke e njoftuar se është plagosur. Ndërkohë i vëllai polic, ka njoftuar shërbimet e policisë dhe ambulancën për të ardhur në vendgjarje dhe autorët kanë ikur dhe janë fshehur. Njëri nga autorët Sokol Pali është ndaluar ditën e krimit nga policia e Shkodrës, ndërsa dy vëllezërit Aleks Martini dhe Pjetër Thani apo Luigj Martini, janë dorëzuar në polici të nesërmen e ngjarjes.

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar të qëndrojnë në burg të tre autorët për vrasje me dashje të mbetur në tentativë në bashkëpunim ndërsa gjykata i ka liruar dy prej autorëve, duke ju caktuar masë sigurimi "Arrest shtëpi" për Aleks Martinin dhe Sokol Pali, ku që të nesërmen janë parë në qytet duke qarkulluar lirshëm. Ndërkohë Luigj Martini, për momentin ndodhet në burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet