Ndërsa sot në media doli video ku dukej përplasja mes kandidatit për deputet i PD në Elbasan, Luciano Boçi ku gjuante me grushte biznesmenin Gjergj Luca, për demokratin këto pamje janë cilësuar të manipuluara. Gjatë një interviste në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Boçi tha se video nuk tregon ngjarjen si ka ndodhur, ndërsa grushtet që i ka dhënë biznesmenit Luca për të kanë qenë një reagim instiktiv dhe mbrojtës që do e bënte kushdo.  Në lidhje me rastin Boçi tha se denoncoi, por policia nuk bëri asnjë reagim, madje nuk sekuestroi as kamerat pasi sipas tij biznesi ku ndodhi përplasja tha se nuk i dispononte, ndërkohë që në media dolën video.

Boçi vijon të shprehet se ka qenë biznesmeni i është afruar i pari, ndërsa në lidhje me personin që e shoqëronte dhe mbante Lucën ndërsa Boçi i gjuante me grushte, kandidati i PD shprehet se ai nuk ishte bodyguard i tij por një njeri i thjeshtë që ndodhej më të në takimin elektoral.

"Nuk kam shkuar unë te biznesmeni, unë isha në takim elektoral me përfaqësues të banorëve të zonë për të diskutuar çështjet që janë. isha duke u përshëndetur me ta kur zoti X vjen dhe adreson ndaj meje fyerje. Besoj se mbështetja politike dhe mbështetja e biznesit të tij në interesa politik e bën atë që të sulmoj një kandidat për deputet si mua. Në momentin që më goditi e denoncova. Reagimi im në video është instiktiv, mbrojtës dhe kushdo do të reagojë dhe po flasim një video të manipuluar. Unë nuk kam bodyguard dhe ai që më shoqëronte ëhstë një person i thjeshtë, nuk është roja ime. Policia nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk ka marrë asnjë kamera dhe është mbështetur mbi editimin e videos që u bë publik në media. Biznesi i tha se nuk i dispononte kamerat, ndërkohë mediat gjejnë videon", tha Boçi

Gjatë ditës së sotme, Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes fizike mes kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca  të ndodhura një ditë më parë në një lokal në Elbasan. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit në Labinot ku ka ndodhur ngjarja shihet sesi grupi që e shoqëron ish-deputetin Boçi e mban Lucën ndërkohë që vetë kandidati i PD e qëllon me grushte.

VIDEO e zënkës 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:21
Paralajmëron Boçi: Dhuna do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore deri me 25 prill

Përplasja në Ditën e Verës në Elbasan, mes militiantëve të PD dhe PS-së në prani të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, dhe sherri me grushte e një ditë me parë mes Luçiano Boçit dhe biznesmenit Gjergj Luca, sipas kandidatit të PD-së dhuna do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore. Boçi deklaroi në emisionin ‘Pa Protokoll’ se situata është e agravuar, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që me votën e tyre të japin verdiktin në 25 prill.

‘Në parashikimet e mia dhuna do të jetë pjesë shoqëruese e kësaj fushatë deri me 25 prill. Situata është shumë e agravuar, për shkak të shumë elementëve që ne argumentuam, ajo që duhet të bëjmë ne si qytetarë është pjesëmarrja në votime, angazhimi qytetar për të shprehur vullnetin e tij politik, jo vetëm ndaj perceptimeve që ne lëshojmë nga studio, por për shkak të programeve dhe vizioneve që do të bëjë që kjo dhunë do të sfumohet dhe në datë 25 verdikti do të jetë i pastër dhe i drejtë’- tha Boçi.