Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Elfat Salihin, autorin e plagosjes së Edis Reçajt mbrëmjen e 19 prillit.
Ai u arrestua dy ditë më parë pasi ishte në kërkim nga policia. I riu i identifikuar si Elfat Salihi, 29 vjeç u kap në një hotel në lagjen “Mark Lula”, ndërsa u vu nën hetim edhe pronari i hotelit i identifikuar si Gj.D., 59 vjeç, pasi nuk ka kryer procedurat e nevojshme për regjistrimin dhe lëshimin e kuponit tatimor për shërbimin e ofruar në subjektin që administronte.
Si ndodhi ngjarja
Mbrëmjen e 19 prillit, pranë një lokali në lagjen Perash, i plagosuri Edis Reçaj 28 vjeç, mori një plumb në këmbë, ndërsa u paraqit vetë në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Ishte një telefonatë për të shtëna me armë zjarri që ngriti në këmbë policinë e Shkodrës, por nga kontrollet në zonë nuk u gjet asnjë provë. Më pas Spitali i Shkodrës njoftoi se një person i plagosur me armë zjarri kishte mbërritur në urgjencë.
Në dëshminë e tij në ambientet e spitalit 28-vjeçari ka thënë se nuk e njeh personin që e ka qëlluar dhe se ai i kishte shkuar nga pas dhe e kishte qëlluar menjëherë.
"Personi ka qenë me kapuç të zi në kokë, erdhi nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me asnjë person apo probleme me persona të tjerë", ka thënë ai.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se i plagosuri dhe autori, emri i të cilit nuk bëhet me dije ende, kanë qenë së bashku në të njëjtën makinë. 28 vjeçari është qëlluar me armë zjarri brenda në makine, ku është gjetur edhe gëzhoja e armës, por ende rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.
28-vjeçari nuk është person me precedent penal, por ndërkohë rezulton se është nipi i Edmir Alisë, i ekzekutuar në vitin 2014 për pazare droge. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me plagosjen e Reçajt.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.2%
-
Duhen më pak
58.2%
-
Është në rregull
21.6%
Vota total: 2129
Lajme të tjera
-
Vrau dy turistët çekë në Shkodër, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, burg për jetë për Sokol Mjacajn
5 Korrik, 16:20
-
Plagosi me armë zjarri 51-vjeçarin në Mirditë, gjykata lë në burg autorin
5 Korrik, 11:08
-
Tronditëse në Shkodër, 49-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të fëmijëve në lulishte pasi djali i tij kishte bërë sherr me to! Vetëdorëzohet në polici
5 Korrik, 09:06
-
Po lëvizte me biçikletë, një person nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të fëmijëve në Shkodër! Njërin e godet me qytën e pistoletës! Mister rrethanat
4 Korrik, 19:24
-
VIDEO/ Të shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, momenti kur arrestohen 2 të rinjtë në Shkodër, u kapën duke u kujdesur për parcelat me kanabis mes pyllit
4 Korrik, 16:33
-
Digjet makina e 35-vjeçarit në Shkodër, ishte parkuar në oborrin e një pallati
3 Korrik, 08:42
-
Plagosja e 51-vjeçarit me 5 plumba në Mirditë për shkak të konflikteve të vjetra! Arrestohet autori, ndalohet edhe vëllai binjak, e ndihmoi të fshihej
2 Korrik, 08:05
-
Mirditë/ Të shtëna me armë zjarri në Fan pranë Rrugës së Kombit, plagoset 51-vjeçari me precedent të mëparshëm penal! Autorët në kërkim
1 Korrik, 22:26
-
‘Retro’ në ‘Odën’ shkodrane, Anila Hetoja ‘skalit’ traditën në 20 piktura, artistja: Kthehem tek rrënjët! Të rinjtë të njohin vlerat e trashëgimisë
1 Korrik, 15:50
-
'Goditen' 2 call center në Shkodër! 7 të arrestuar, në kërkim administratorja dhe 3 organizatorët (EMRAT+VIDEO)
1 Korrik, 15:00
-
Velipojë, zjarr në pyllin e Malikolajt, vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit (VIDEO)
30 Qershor, 20:47
-
Plagosi me thikë 2 bashkëkombasit dhe një italian, merr fund arratia e 52 vjeçarit shqiptar
30 Qershor, 16:33