KAVAJË- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Kavajës, pasi pas një sherri për motive të paqarta, qëlloi me armë zjarri në  tokë. Në pranga ka rënë M. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Siç njofton policia, në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, 31-vjeçari është konfliktuar fizikisht me R. D.. Në grindje e sipër, mësohet se ai ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithatë arratia i ka zgjatur shumë pak, pasi pas kërkimeve të policisë ai u gjet në shtëpinë e vjehrrit të tij, ku kishte shkuar për t'u fshehur. 

Mbi të rëndon akuza për veprat penale  “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.