Me jelek anti-plumb, i veshur në të zeza dhe me kokën ulur është futur mëngjesin e sotëm në dyert e gjykatës në Selanik, 23-vjeçari shqiptar që qëlloi për vdekje me thikë Alkis Kampanos.
“E ke kuptuar të keqen që ke bërë?”, me të bërtitura dhe fjalë dëshpërimi e kanë pritur miq dhe të afërm të viktimës që humbi jetën dy ditë më parë, vetëm 19 vjeç.
Sipas informacioneve të deritanishme, shqiptari ka mohuar çdo akuzë lidhur me krimin, ndërsa policia është ende në kërkim personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Në të njëjtën kohë, vendi ku dha frymën e fundit 19-vjeçari është mbushur me lule, bluza, shalle, shënime dhe qirinj nga qytetarë të thjeshtë, tifozë dhe lojtarët e skuadrave të ndryshme për të nderuar Alkis.
Si u arrestuar shqiptar nga policia?
Në videot nga kamerat e sigurisë së vendit të sulmit vdekjeprurës, është parë 23-vjeçari me një thikë në dorë.
Shqiptari pasi zbriti së bashku me miqtë e tij, të cilët po udhëtonin me dy makina, sulmuan Alkin dhe dy tjerë. Në një video e cila ka qarkulluar në internet, shihen disa momente pasi shqiptari ka qëlluar për vdekje me thikë Alkin dhe e ka lënë të shtrirë në rrugë, pa ndihmë dhe pa ndjenja.
Kanë qenë pikërisht targat e makinave që kanë ndihmuar policinë të gjënë gjurmët e kriminelit shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar ishte pjesë e disa grupeve ekstremiste të djathta në Greqi, të cilët konfliktoheshin vazhdimisht me grupe të tjera tifozësh duke përdorur edhe thike dhe armë të tjera të ftohta gjatë sulmeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm, vetëm disa metra poshtë stadiumit, pas ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve të Selanikut Aek-Paok.
Policia po punon ende për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4052
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor, 18:57
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)
18 Dhjetor, 13:58
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor, 22:31
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor, 18:46
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor, 16:40
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor, 15:10
-
Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet të jetë plagosur
16 Dhjetor, 21:52
-
Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, media greke: Objektiv dyshohet se ishte ai që u plagos, jo Davella
16 Dhjetor, 19:57
-
DEA i zbuloi nga aplikacioni 'Signal', kapen 46 kg kokainë në Greqi! 4 në pranga, mes tyre edhe një shqiptar (EMRI)
16 Dhjetor, 11:53
-
Ekzekutimi mafioz në Athinë, policia heton motivet që fshihen pas atentatit ndaj Irakli Davellas! Shoku i tij rëndë në spital
16 Dhjetor, 09:23
-
VIDEO/ Frikë në këndin e lojërave në Athinë, fëmijët mbesin në ajër pasi ikin dritat në park
15 Dhjetor, 13:11
Gabim policia qe i arreston keta bandita keta zagaret policia duhet ta eleminonte ne vend..zjarr policia zjarr..
Përgjigju