TIRANE- Lirohet personi që qëlloi me vezë kryetarin e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Mustafa Gjyzeli është lënë i lirë nga gjykata e Tiranës, pasi dhe vetë përfaqëuesi i prokurorisë kërkoi lirimin dhe caktimin e masës detyrim paraqitje. Seanca gjyqësore është zhvilluar ditën e djeshme, ku prokurori i çështjes kërkoi që ndaj të arrestuarit Mustafa Gjyzeli të vendoset masa e sigurisë detyrim paraqitje. Kjo kërkesë është miratuar nga gjykata, e cila vendosi që Gjyezeli të paraqitet çdo të hënë në prokurorinë e Tiranës.
Sipas hetimeve paraprake të prokurorisë së Tiranës, e cila ka rregjistruar procedimin penal për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”, ngjarja e rëndë ka ndodhur para hyrjes kryesore të godinës së Presidencës, ku depueti njëherësh dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka dalë dhe u është drejtuar mediave për të dhënë deklaratë për shtyp, rreth takimit me presidentin Bujar Nishani. Pikërisht në këtë moment Vasili është sulmuar nga një person, që më pas është identifikuar me emrin Mustafa Gjyzeli, i cili ka tentuar ta qëllojë me një vezë.

(Foto: Mustafa Gjyzeli)
Dëshmia
Në seancën e caktimit të masës së sigurimit, i arrestuari Mustafa Gjyzeli ka deklaruar se nuk ka dashur t’i bëjë keq deputetit Petrit Vasili. Sipas rrëfimit të tij në gjykatë, goditja me vezë ka pasur si synim ta turpëronte para kamerave të televizioneve, ku dhe Petrit Vasili ishte duke folur, menjëherë pasi doli nga godina e presidencës.
Gjyzeli ka shtuar se disa kohë më parë me ndërhyrjen e Petrit Vasilit, i kishin pushuar nga puna djalin e tij që punonte tek ANTA, Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. Veç këtij argumenti, i arrestuari Mustafa Gjyzeli ka treguar në gjykatë se deputeti kishte ndërhyrë dhe për mbylljen e një lokali që ndodhej në ambientet e aeroportit të Rinasit. Si pasojë e mbetjes pa punë, Gjyzeli ka vendosur të hakmerret ndaj Petrit Vasilit, duke e qëlluar me vezë.
E qëlloi në 2013
Gjyzeli ka qëlluar me vezë vitin e kaluar makinën e Petrit Vasilit. Edhe në vitin 2013, pasi sulmoi me vezë makinën e Petrit Vasilit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, autori i ngjarjes i kishte thënë policisë se kishte çështje personale që e kishin shtyrë në kryerjen e veprimit në fjalë. Ndërkohë lidhur me ngjarjen para presidencës në cilësinë e provës materiale janë administruar edhe pamjet televizive të fiksuara nga kamerat e mediave në momentin e incidentit të ndodhur para Presidencës.
Shkrimi u publikua sot (09.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com