FUSHË KRUJË- 42-vjeçari Fatmir Rrahmani është autori i plagosjes së pronarit të fasonerisë pasditen e së shtunës në lagjen "Sinur" Fushë Krujë.
Arratia e autorit nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë! Ai është arrestuar ditën e sotme pasi qëlloi me armë zjarri në këmbë pronarin e fasonerisë, Arben Dedja, i cili ndodhet të spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Report Tv mëson se gjithçka ka nisur pas një sherri banal, i cili më pas ka agravuar deri në përdorimin e armës.
Autori e ka ndjekur biznesmenin për disa dhjetëra metra dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, por fatmirësisht ngjarja nuk përfundoi tragjikisht, pasi vetëm një nga plumbat e ka kapur në këmbë. Nga sa raportohet, në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja dhe një makinë e braktisur në afërsi të Borizanës, brenda së cilës u gjet dhe telefoni i autorit.
“Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.
Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen "Sinur" Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Një 15-vjeçar plagoset me armë në Fushë-Mëzez, jashtë rrezikut për jetën! I mituri hesht, i ati nuk di gjë: Dëgjova të shtënat dhe e gjeta të dëmtuar
30 Janar, 21:37
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Tiranë/ Atentat te Pallati me Shigjeta, vritet në makinë 56-vjeçari, po hynte në banesë! Autori ishte maskuar me kapuç, iku me motor drejt Selitës (EMRI+VIDEO)
12 Janar, 20:58
-
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
9 Janar, 15:50
-
Kruja dhe Fushë-Kruja presin ndërrimin e viteve me fishekzjarre
1 Janar, 01:22
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Krujë/ Tregtonin ilegalisht fishekzjarre dhe kapsolla në dyqane, procedohen 2 pronarët
30 Dhjetor 2024, 13:29
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor 2024, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor 2024, 16:08
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, vdes pas përplasjes së dy mjeteve shoferi 65-vjeçar! Policia procedon drejtuesin tjetër (EMRI+VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:44