TIRANË- Një person është shoqëruar në komisariatin nr.6 , pasi rreth orës 10:32 në zonën e quajtur Valias, Kashar, ka qëlluar me një pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij.

I shoqëruari është E.B i cili është konfliktuar me kushëririn e tij Z.B për motive pronësie dhe për pasojë ka qëlluar me pistoletë manovër.

Policia ka sekuestruar armën manovër me të cilën E. B ka kryer qitjen.  Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.