Një 40-vjeçar dhe një grek janë arrestuar në Maliq. Kristo Agolli qëllonte me armë zjarri duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre. Ai është me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar për vjedhje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
Ndërsa Dimitrios Pentazidis, 48 vjeç, u arrestua pasi ishte bashkë me Agollin ndërsa qëllonte dhe nuk kallëzoi krimin.
Kallashnikovi dhe municioni luftarak u sekuestruan nga policia, ndërsa në banesën e 40-vjeçarit u gjetën edhe fara kanabisi e një aparat metalkërkues.
Për këtë të fundit, dyshohet se Pentazidis kishte ardhur në shtëpinë e Agollit për të kërkuar flori me anë të pajisjes që ishte sjellë prej tij nga Greqia.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










