Arrestohen babë e bir për sulmin me gurë ndaj policisë, banorët e Unazës së Re hedhin molotov në rrugë (VIDEO)

TIRANË- Edi dhe Maliq Ferati, babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se janë përfshirë në sulmin ndaj policisë dhe ambulancës dy netë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet. Ndërkohë që gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia. Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, si goditje për shkak të detyrës së forcave të policisë dhe tubim të paligjshëm.

Ndërkohë tensione ka pasur edhe ditën e djeshme, ku banorët e Unazës së Re me hunj në duar kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve duke hedhur edhe molotov në aksin kryesor të rrugës.

Prej muajsh, banorët tek zona e ‘Astirit’ në Tiranë kanë dalë në protestë kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re.

Ora 08:58
Protsta te 'Astiri', qëllohet me gurë makina e policisë dhe thyhet xhami i ambulancës (FOTO)
  • /r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • demi: 23/07/2019 18:15

      Shteti duhet te veproi me forcen e ligjit sepse nuk ka arsyr qe keta plera ordinere te presin qarkullimin.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

    'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi