Qëlloi me vezë kryebashkiakun, procedohet penalisht 21-vjeçari

Qëlloi me vezë kryebashkiakun, procedohet penalisht 21-vjeçari

Foto Ilustruese

Prokuroria e Tiranës ka proceduar penalisht një 21-vjeçar pasi qëlloi me vezë ditën e djeshme kryetarin  e Bashkisë, Erion Veliaj.

Mësohet se 21-vjeçari me inicialet O.G., është proceduar penalisht ditën e sotme.

Njoftimi i plotë:

Më datë 14.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për shoqërimin e shtetasit O. G., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 10:50, në rrugën “28 Nëntori”, për shkak të detyrës ka qëlluar disa herë me vezë në drejtim të kryetarit të bashkisë, shtetasit E. V. Neni 237 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u sulmua me vezë nga aktivistë të Partisë Demokratike. Ngjarja ndodhi pak para nisjes së dëgjesës publike të Veliajt me aktorët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja