'Qelqi' vë në pranga shpërndarësit e drogës në kryeqytet

'Qelqi' vë në pranga shpërndarësit e drogës në kryeqytet

Polcia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona, banues në Tiranë të cilët shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet. Ata ranë në pranga pas finalizimit të operacionit "Qelqi", ku si pasojë u goditën dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Shtetasit e arrestuar janë E. Xh., 26 vjeç, S. D., 24 vjeç, A. B., 24 vjeç, dhe B. V., 55 vjeç,ky i fundit i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

55-vjeçari merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”.

Policia njofton se materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar