Qendër e re Telemjekësie
në Spitalin e Bajram Currit

Qendër e re Telemjekësie<br />në Spitalin e Bajram Currit
Qytetarët e Bajram Currit dhe rrethit të Tropojës, do të përfitojnë tashmë nga  shërbimi i porsa instaluar i Telemjekësisë, si pjesë programit të integruar të telemjekësisë dhe shendetit elekronik në Shqipëri.
 
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në takimin që zhvilloi me mjekë, drejtues e punonjës të spitalit bashkiak të qyteti verior.
 
‘Kjo ditë e rëndësishme, jo vetëm për Spitalin e Tropojës dhe banorët e këtij rrethi, pasi përmes këtij shërbimi, banorët e Tropojës dhe rrethinave, nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë me qindra kilometra për t’u konsultuar me mjekun specialist në spitalet rajonale apo qendrat universitare, por do ta marrin këtë shërbim me të njëjtën cilësi në Spitalin e Tropojës, dhe kjo falë kësaj teknologjie, që sjell mjekun pranë pacientit”, tha Beqaj.
 
Nga ana e tij, Profesori i Kirurgjisë në Universitetin e Arizonës, SHBA, dhe ideator dhe themelues i këtij programi dr. Rifat Latifi u shpeh se “me kompletimin e qendrës së telemjeksisë në Tropojë mbyllim kapitullin e shtrirjes së programit të telemjeksisë në të gjitha zonat e Shqipërisë, dhe ashtu siç është parashikuar që në fazat e para të këtij programi, sot e kemi bërë Shqipërinë një kështjellë të telemjekësisë”.
 
“Falë ndihmës së popullit Amerikan përmës USAID-it, dhe ëndrrës tonë, tashmë telemjekësia është një realitet i prekshëm në Shqipëri dhe shtrihet në çdo skaj të vendit, nga Tropoja në Sarandë, dukes siguruar një mbulim me rrjetin e telemjekësisë në të gjitha qarqet e vendit. Sot Shqipëria renditet ndër vendet me rrjetin më të kompletuar të telemjekësisë që integron të gjithë rrjetin e spitaleve publike, jo vetëm atyre rajonale, por edhe më tej” – theksoi prof. Rifat Latifi.
 
Sipas latifit, ky program në planin rajonal, ndërton ura të prekshme dhe fizike midis Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Kukësit, Shkodrës e Tiranës, dhe gjithë Ballkanin për pacientët, mjekët dhe infermieret, të cilët nuk do të jenë të izoluar më në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë, por do të jenë pjesë e diskutimeve dhe zhvillimeve akademike kudo në botë.


Marrë nga ATSH


Redaksia Online

( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)