Qendër e re shëndetësore te 'Unaza
e Re', Beqaj: Më pranë qytetarëve 

Qendër e re shëndetësore te 'Unaza<br />e Re', Beqaj: Më pranë qytetarëve 
Hapet një qendër e re Shëndetësore pranë zonës “Unaza e re”. Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë mundësoi hapjen e një qendër shëndetësore në këtë zonë, e cila mungonte prej vitesh. Banorët e “ Unazes se Re” detyroheshin të merrnin ndihmën mjekësore në qendrat shëndetësore në lagjet pranë, kryesisht në Kombinat, lagjen 21 Dhjetori, apo në Laprakë .

Por me krijimin e kësaj qendre, problemi do të marrë fund, duke i ofruar banorët e “ Unazës së re” Qendren e tyre Shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj së bashku me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, teksa inauguruan qendrën e re, vlerësuan punën e uniformave te bardha. Beqaj tha se ata përballen çdo ditë me jetë njerëzish në përpjekje për ti kthyer në jetë,e për këtë arsye qeveria ka vendosur që vitin e ardhshëm, të bëjë një rritje të shpërblimit, ndoshta jo ende atë që ata meritojnë, po për situatën që ka vendi, jo e vogël. Në këtë qendër shëndetësore do të ketë 3 mjekë dhe 5 infermierë të cilët do të jenë në gatishmëri për të dhënë ndihmën mjekësore pacienteve.

Ky është një territor i Tiranës i zhvilluar shumë 15 vitet e fundit dhe këtu janë 25-30 mijë banorë që jetojnë përditë këtu, dhe ndërkohë, duhet të vazhdonin ta merrnin kujdesin shëndetësor, o në “Kombinat”, o tek “21 Dhjetori” ose në “Laprakë”. Prej disa javësh, mbas një kërkese insistuese, qoftë të banorëve, qoftë edhe të kolegut Tahiri, ne arritëm që të krijojmë këtë Qendër të re Shëndetësore, në mënyrë që këtu mjekët dhe infermierët ti shërbejnë nevojave të përditshme që kanë për kujdes shëndetësor banorët e këtij territori. Pra, janë rreth 24-25 mijë banorë që duhet të fillojnë të marrin kujdes shëndetësor prej këtu.

Ka filluar prej 5-6 javësh, ka prezencë, por besojmë se do të duhet edhe më shumë informim i qytetarëve, që tashmë, nuk kanë nevojë të bëjnë distanca më të largëta për të marrë kujdes shëndetësor për qoftë edhe një shqetësim të thjeshtë; Do të kemi këtu dhe një kabinet “Check-Up”-i, marrja e një recete me rimbursim, bërja e një injeksioni, të mund të bëhen në këtë Qendër Shëndetësore.

Ndërsa ministri i brendshme Saimir Tahir tha se qeveria trashëgoi një borxh prej 20 vitesh ndaj banorëve të kësaj zone, duke mos patur një Qendër Shëndetësore, por me ndërtimin e kësaj qendre mundem ta shlyenin detyrimin që kishin ndaj banorëve të kësaj zone.

Sot, ne shlyejmë një borxh ndaj të gjithë komunitetit të “Unazës së Re”! Janë njerëz që kanë ardhur nga qytetet e tjera të Shqipërisë, apo nga vende të tjera të Tiranës, për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu. Kanë sakrifikuar kursimet e tyre familjare për të ndërtuar të ardhmen e tyre në këtë zonë të Tiranës. Sot, më së fundi kanë një pjesë të kësaj infrastrukture strategjike, siç është pasja e një Qendre Shëndetësore këtu në “Unazën e Re”. Është një detyrim që ne e trashëguam prej 20 viteve të kaluara, nga çdo qeveri, që këta banorë i shihte të vendoseshin këtu dhe nuk i garantonte asnjë lloj shërbimi. Ne e shlyen këtë detyrim ndaj qytetarëve duke hapur për herë të parë një Qendër Shëndetësore në “Unazën e Re”! Kjo Qendër Shëndetësore do i shërbejë më së miri, me të gjitha shërbimet të 25 mijë banorëve të këtij komuniteti!

Në këtë Qendër Shëndetësore banoret e “ Unazës se Re do të kenë mundësi të bëjnë Check-Up”-i, apo mund të marrin recete me rimburësim, si dhe shumë shërbime të tjera.
 
Redaksia Online
M.D/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit