Qendër kulturore shtëpia e 
Fishtës apo Kuvendi i Troshanit?

Qendër kulturore shtëpia e <br />Fishtës apo Kuvendi i Troshanit?
Figura më e shquar e letërsisë shqiptare, Gjergj Fishta, edhe pse për 50 vjet të sistemit komunist u la në harresë, me kalimin e kohës vepra dhe personaliteti i tij sikur tërheqin më tepër vëmendjen e lexuesve dhe studiueseve vendas dhe të huaj.

Por tema e këtij shkrimi nuk është vlerësimi i veprimtarisë së tij letrare apo vendi i tij në letërsinë e sotme shqiptare, por thjesht shprehje e një mendimi ndryshe që ka të bëjë me restaurimin apo jo të shtëpisë se tij të banimit, apo duhet kërkuar solucion tjetër edhe më të përshtatshëm për ta nderuar këtë kolos të letrave shqipe.

Në kohë të fundit ka shumë shkrime dhe kronika televizive sensibilizuese për restaurimin e shtëpisë se banimit të Homerit shqiptar, në Fishtë të Zadrimës. Kjo çështje është trumbetuar me të madhe edhe nga mërgimtarët tanë në botën e jashtme e sidomos në SHBA, duke lëshuar një lum akuzash në drejtim të autoriteteve përkatëse për çështjen në fjalë. Ka zëra qe mendojnë se, në vendin e lindjes, jo larg shtëpisë ku Fishta është rritur, në rrënojat e kalbëzuara të ringrihet një kompleks për poetin tonë.

Autoritetet shtetërorë duke mos pasur rreth kësaj çështje një përgjigje të përshtatshme, kanë zgjedhur të paktën publikisht, rrugën e heshtjes.  
I interesuar rreth çështjes në fjalë, bëra një vizitë në Fishtë dhe nga takimet që pata me persona të autorizuar, mësova se shtëpia e banimit tani për tani, është peng i fisit të Atë Gjergj Fishtës të cilët kërkojnë të dëmshpërblehen me para të majme për t’ia dhënë në dispozicion të kulturës shqiptare shtëpinë në fjalë. Me atë rast vizitova dhe rrënojat e shtëpisë se lindjes se Fishtës, edhe atje ka kërkesa nga nipat dhe stërnipat, për dëmshpërblim. E po, jetojmë me këtë paradoks shqiptar!

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës