TIRANË - Të dënuarat në burgun e grave “Ali Demi” për herë të parë do të kenë një qendër testimi dhe këshillimi vullnetar për HIV/AIDS, infeksione seksualisht të transmetueshme dhe infeksione të tjera.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me OJF “STOP AIDS” po aplikon këtë projekt me qëllim parandalimin e shpërthimeve të mundshme të epidemive.
"Dua që ta kem vetem time nën kontroll mbi ecurinë e gjendjes shendetësore" - shprehet e dënuara e parë që i është nënshtruar një ekzaminimi të tillë
Ky projekt po pilotohet në burgun e grave Ali Demi dhe atë të Vaqarrit, por depistimi pritet të aplikohet në të gjithë sistemin e burgjeve.
"Qendra e testimit dhe këshillimit vullnetar për HIV/AIDS po zbatohet në burgun e grave "Ali Demi" dhe në burgun e meshkujve në Vaqar. Kemi bërë një ndërthurje të dy popullatave. Popullta e burgosur është një popullatë me risk shumë të madhe për marrjen dhe trasmtimin e infeksioneve të ndryshme përfshirë HIV/AIDS, hepatitet B, C dhe semundjen seksualisht të trasmetueshme" - Shprehet Arian Boci, drejtues i grupit te projekti.
''Drejtoria e përgjithshme do të angazhohet maksimalisht të realizohë një sistem të kujdesit shëndetësor, efikas me standartet e kërkuara dhe duke u mundësuar akses të gjithë personave që gëzojnë statusin me leje të kufizuar'' - Shprehet Artur Zoto, drejtor i pergjithshem i burgjeve
Inkfesione të tillë vijnë si rezultat i përfshirjes së popullatës së burgosur në sjellje të rrezikshme
Aktualisht këto dy laboratorë janë në funksionim dhe personeli shëndetësor i burgjeve është trajnuar për të filluar aplikimin e këtyre teknikave në sistemin e burgjeve.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com