Qendra e Hemofilisë, asnjë ditë
në punë, u inaugurua më 17 prill

Qendra e Hemofilisë, asnjë ditë<br />në punë, u inaugurua më 17 prill
TIRANE - Qendra e Hemofilisë, që u inagurua në 17 prill të këtij viti nuk ka funksionuar as edhe një ditë të vetme. Shkak për këtë është bërë, zgjerim i qendrës. Sipas administratës të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kjo qendër do të zgjerohet dhe do të bëhet me e madhe. “Qendra e Hemofilisë nuk ka funksionuar pasi, ajo do të zjerohet dhe do të bëhet më e madhe.

Pasi do të bëhet si një pavion më vete për ta” shprehet zëdhënësia për shtyp e QSUT-së Gerta Gixhari. Ndërsa hemofilikët duhet të kurohen ende nëpër pavionet e tjerë. Vera Minga kryetare e Shoqatës Shqiptare të Hemofilikëve shprehet se në të gjithë vendet e botë qendrat e hemofilisë nuk janë më të mëdha se dy dhoma. “Në të gjithë vendet që unë kamë parë, qendrat e hemofilisë nuk janë më shumë se dy dhoma dhe me nga dy shtretër.

Këta kanë rënë dakort që ajo duhet të jetë më madhe. Duhet të jetë me shumë shtretër, pra një pavion më vete, unë dhe shumë hemofilikë jemi në pritje që ajo të zgjerohet. Mua më vjen shumë keq që ajo nuk ka funksionuar, sepse ajo mund të funksiononte edhe ashtu siç ishte, pasi i kishte të gjitha mjafton të ketë faktor” shprehet Vera Minga. Më tej ajo shton se të sëmurët me hemofili duhet të jenë të veçuar nga pavionet pasi kjo i bën më të qetë.

“Nëse të gjjithë hemofilikët do të shkojnë të shtrohen nëpër pavione, do duhet i gjithë 6-të katëshi, sepse janë mbi 200 hemofilikë. Ata do të marrin mjekimin ditor dhe do shkonin në shtëpi, kështu do të funksiononte qendra, sepse kështu funksionon në të gjithë botën. Këtyre u pëlqen kështu dhe unë jam në pritje” thotë kryetarja e Shoqatës së Hemofilikëve Shqiptarë.

Ajo shton se nuk e di arsyen përse u bë ky ndryshim. “Unë kisha vite që luftoja për atë qendër. Kur erdhi ministri i ri e thirra në një takim dhe më tha “po, do e bëj”, më pas vendosën një frigorifer, por që nga ajo ditë nuk e de çfarë është bërë dhe pse ndërruan mendje. Pas inaugurimit janë thirrur në ministri Anila Godo dhe Pal Xhumari, ndërsa ne si përfaqësues të Shoqatës së Hemofilisë nuk na kanë thirrur, ata kanë marrë një vendim që ajo të bëhet më e madhe.

Kur të ndërrohet ministri mua më duhet ta bëj qendrën sipas atij ministrit tjetër” shprehet Minga. Përfaqësuesja e hemofilikëve në vendin tonë shprehet më tej së kjo është një periudhë ku nuk mund të bëhet asgjë. “Po unë do ngre të gjithë hemofilikët. Gjithë shoqërinë civile që ajo qendër do ngrihet dhe do ngrihet me patjetër. Kushdo ministër të vijë. Askush nuk mund të luaj me hemofilikët” përfundon Minga.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime