Nënshkruhet marrëveshja, qendra sportive e Rafael Nadal në Durrës! Rama: Krah akademisë së Manchester City! Tenisti: Do jetë sukses

DURRËS- Krahas akademisë së Manchester City, në Durrës do të ngrihet edhe qendra sportive e legjendës së tenisit Rafael Nadal. Siç e kishte paralajmëruar rreth dy muaj më parë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është firmosur marrëveshja dhe shpejt pritet që të nisë puna për ta vënë në jetë.

Kështu, qyteti bregdetar i Durrësit pret një tjetër kompleks multi-sportiv që do të zbatojë metodologjinë e trajnimit të Akademisë Rafael Nadal by Movistar. Vetë tenisti Nadal, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, shprehet i sigurt që projekti do ketë sukses në vendin tonë.

“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë ndërtimin dhe hapjen e një qendre në Shqipëri.  Projekti është i jashtëzakonshëm dhe ne na pëlqeu vizioni i vendit për promovimin e sportit dhe vlerave të tij. Jam i sigurt se do të ketë sukses”.

Një privilegj, por edhe përgjegjësi të madhe e konsideron kryeministri Rama sjelljen e kësaj akademie në Shqipëri, duke garantuar se do jetë qendra më e mirë nga të gjitha akademitë që Nadal ka hapur nëpër vende të tjera.

“Është një nder i madh, jo vetëm një privilegj i madh, por edhe përgjegjësi e madhe. Siç i thash edhe grupit të Manchester City, në Shqipëri do të keni akademinë më të mirë, sa i takon asaj se çfarë duhet të bëjmë ne. Ju premtoj që në Shqipëri do të keni akademinë më të mirë, ndoshta jo aq të mirë sa keni qendrën kryesore këtu, por më të mirë se çdo satelit tjetër jashtë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tregoi edhe si u lidh me familjen Ndal, pasi i thanë se hapja e akademisë së tij në Shqipëri ishte e pamundur.

Ambicia jonë ishte që sillnim Akademinë Sportive Nadal në Durrës, pasi provuam shijen e parë të bukur të Spanjës në Durrës me Melia, dhe pasi kemi nënshkruar tashmë marrëveshjen me Manchester City. Na thanë që kjo nuk është e mundur dhe ne na pëlqejnë gjërat e pamundura. Ne arritëm të lidheshim me familjen Nadal, po ashtu edhe me ekipin që administron akademinë dhe pastaj morëm përgjigje me e-mail që është e mundur.

Rama konfirmoi se kompleksi i ri do të vendoset pranë qendrës së re të futbollit të Manchester City, ndërsa vlerësoi edhe tenistin spanjoll, duke thënë se nga kjo qendër e rëndësishme është që të rinjtë të kuptojnë se sa e rëndësishme është të jesh profesionit dhe person i mirë.

“Ka shumë kampionë dhe profesionistë të mëdhenj në botën e sportit, por nuk ka shumë kampionë të jetës dhe të vlerave njerëzore si Rafa. Nga larg, gjithmonë kam pasur përshtypjen se Rafa ishte një njeri i madh, por tani kam edhe më shumë admirim për modestinë e tij dhe mënyrën se si ai i qaset jetës. Mendoj se vlera e kësaj qendre do të qëndrojë jo vetëm në të mësuarit e tenisit apo sporteve të tjera, por edhe në të ndihmuarit e fëmijëve dhe të rinjve për të kuptuar se sa e rëndësishme është të jesh një profesionist dhe një person i mirë”.

Qendra Sportive Rafael Nadal në Shqipëri do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Wellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj.

Deri më tani, zgjerimi ndërkombëtar është mundësuar nga Akademitë dhe komplekset e quajtura Qendrat e Tenisit Rafael Nadal. Qendrat Sportive Rafa Nadal kanë lindur si një linjë e re qendrash sportive të frymëzuara nga Akademia Rafael Nadal (Mallorca) që vendosen pranë kompleksesh pushimi të klasit të parë, duke ofruar vlerë të shtuar për vizitorët, ose në qytetet ndërkombëtare, që synojnë të kënaqin dhe kërkesat e banorëve.

Me ambiente sportive moderne dhe me një gamë të gjerë programesh sportive, komplekset e Qendrës Sportive Rafael Nadal do të ofrojnë një eksperiencë të pakrahasueshme për adhuruesit e tenisit dhe sportit në përgjithësi. Fëmijët dhe të rriturit do të mund të përfitojnë nga shkollat e tenisit dhe padelit, si dhe nga shërbimet e fitnesit, mirëqenies, shëndetit dhe restorantit, që synojnë krijimin e një mjedisi sportiv, të shëndetshëm dhe mikpritës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/06/2024 03:16

    Me pelqen tenisi,megjithese Nadali eshte i mire, nuk ja duroj ato levizjet para cdo gjuajtje ,prek hunden,supet,po t'a keni ndjekur,e ben per fat,apo si forme kryqi,nuk e di.Personalisht me ka pelqyer me shume Federer.Nuk kemi patur ndonje talent te vecante ne tenis,kushedi,ndoshta mund te shkelqejme me mire se sa ne futboll pas kesaj!

    Përgjigju
    • Or tej: 21/06/2024 07:57

      Leri Nadalat e merru me Sinner-in or teeeejjjjj

  • sapa: 20/06/2024 18:33

    Vetem kjo i mungonte atdheut te hajduteve!

    Përgjigju
  • Ska problem: 20/06/2024 18:09

    U si qershia me dy kokrra qe i vendosnim ne vesh ,horruan te na e thone se duhet mje kunjutal qershi per nje torte

    Përgjigju
  • Vipi: 20/06/2024 09:48

    I madh nesër të pres në Vlorë me Sinanin dhe me Inën të më zgjidhësh çeshtjen e rifreskimit të kartelave.

    Përgjigju
    • nari gomar: 20/06/2024 18:32

      cfar shoqate eshte e antikapatve ???? 7 x 7 = 57 apo 2007

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut