Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot godinën e saporindërtuar të Qendrës së Personelit dhe Rekrutimit, e cila është tërësisht e transformuar në më pak se një vit.
Duke inspektuar zyrat, Vengu vlerësoi cilësinë e ndërhyrjeve, ndërsa sa i përket kartotekës, Vengu u shpreh se, ndër vite gjithmonë ka qenë problematikë gjendja e dokumenteve dhe është pozitiv fakti që ka një kopje të dytë dhe që miradministrohen.
Gjithashtu në rikonstruksionin e ndërtesës janë vendosur edhe shkallët e emergjencës. Vengu vizitoi edhe zyrën e shërbimeve online, ku gjatë 1 muaji jepen deri në 4 mijë shërbime, në 7 tipologji të ndryshme.
“Praktikisht dhjetëra-mijëra qytetarë që marrin shërbim përmes platformës dhe synimi është që ne gjithsesi të shtojmë shërbimet”, tha ministri.
Vengu inspektoi edhe sektorin e rekrutimit.
“Këtë vit sa i përket Akademisë së Forcave të Armatosura patëm 1634 aplikime. Pastaj testimi fizik, testimi që kryeni këtu në këto ambiente u reduktua numri në 400. Pastaj patëm dhe një seleksionim tjetër duke treguar praktikisht që jemi në një situatë ku tërheqim shumë e shumë që duan të na bashkohen, qoftë përmes programeve të rekrutimit pas maturës, qoftë përmes programeve pas bachelorit ose për Kursin e Oficerit”, tha Vengu.
Komente












