Qendra e re shëndetësore, Beqaj:
Së shpejti edhe shërbim pediatrik

Qendra e re shëndetësore, Beqaj:<br />Së shpejti edhe shërbim pediatrik
TIRANE - Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka përuruar sot qëndrën e re shëndetësore në zonën e Komunës së Parisit.
 
kjo qendër e re përurohet vetëm  pak ditë pas inagurimit të një qendre tjetër në Don Bosko. Qendra përfshin shërbimin e kujdesit parësor si dhe kabinetin e Check-up it por ministri Beqaj premtoi se së shpejti në këtë qendër do të ofrohet edhe shërbimi i pediatrisë.
 
Ne jemi të angazhuar për të reformuar radikalisht, sidomos shërbimin e kujdesit Parësor. Këtë e bëjmë në rradhë të parë me Programin e Kontrollit Mjekësor Bazë pa pagesë, por edhe me disa ndërhyrje që kemi bërë për t’i lehtësuar sa më tepër mjekëve pjesën burokratike dhe për t’i dhënë më shumë mundësi për t’u marrë me mjekësi dhe për të qenë më shumë prezent pranë popullatës së tyre,” -u shpreh ministri i Shëndetësisë”.
 
Lidhur me check-upin mjekësor që ka nisur në të gjithë vendin ministry Beqaj tha se deri më tani ka të dhëna se fluksi është i kënaqshën duke patur parasysh se të gjitha kontrollet kryhen në orët e para të ditës. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!