Rreth 15 shtetas sirianë janë kthyer në Greqi ditën e djeshme nga autoritetet tona. Qendra për strehimin e emigrantëve të huaj, që mësyjnë vendin tonë, mësohet se herë pas herë kthen drejt vendit helen një numër të caktuar refugjatësh të cilët kanë një dokument nga pala greke, për gjatë qëndrimit në tokën e tyre.
Njëkohësisht mësohet se edhe për personat që nuk kanë dokumentin grek me vete, që shumë prej tyre mësohet se nuk e posedojnë, qëndrojnë në qendër por në bazë të një VKM dhe të një sërë rregulloresh që kanë dalë herë pas herë për funksionimin e kësaj qendre. Referuar të dhënave të bordit që drejton këtë qendër saktësohet se refugjatët që janë të strehuar aty shumica janë sirianë, por ka edhe të shteteve të tjera.
Sipas tyre, qendra vërtet funksionon me standartet e BE-së, por impenjimet janë vërtetë shumë të mëdha, pasi vetë persona që strehohen aty mbartin histori personale të ndryshme. Njëkohësisht saktësohet se mes refugjatëve që gjenden në Qendrën e Emigrantëve në Kareç të Vorës, ka edhe hasmëri të mbartura nga vendet e tyre, çka detyron drejtuesit të marrin masa shtesë jo vetëm për sigurinë e qendrës por edhe për sigurinë e individëve të veçantë. Njëkohësisht mësohet se në qendër janë të mirëpërcaktuara jo vetëm masat e sigurisë, pasi, në fakt, bëhet fjalë për persona me një dosje konkrete, duke bërë të mundur kontrollin e tyre të plotë 24 orë në 24.
Burimet sqarojnë se në qendër gjenden rreth 500 refugjatë, kërkesat e të cilëve janë të përcaktuara me vendim qeverie dhe me rregullore të dala nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Shtetasve të huaj, kryesisht sirianë, që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Greqisë, iu sigurohet avokat falas dhe nëse arrijnë të fitojnë azilin, ata fitojnë edhe disa të drejta që kanë të bëjnë me banimin dhe përfshirjen në një asistencë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com