Qendra Kombëtare Kinematografike 
shpall fituesit e projekteve

Qendra Kombëtare Kinematografike <br />shpall fituesit e projekteve
Këshilli i Miratimit të Projekteve pranë Qendrës Kombëtare Kinematografike u mblodh këtë paradite për të shqyrtuar projektet për filmat artistik me metrazh të gjatë.
Në konkurrim u paraqitën 14 projekte për film artistik me metrazh të gjatë, nga të cilët, 2 u shkualifikuan për mosplotësim të dokumentacionit administrativ. Pasi shqyrtimit, projektet hynë në procedurën e votimit. E më tej, KMP-ja vendosi të shpallë fitues këto projekte:

1. “Gold”, skenari dhe regjia Bujar ALIMANI, producent “‘90 Production”.
2. “Ndërkombëtarët”, skenari Ylljet ALIÇKA, regjia Pluton VASI, Ervin KOTORRI, Shtëpia kinematografike “Art Film P&D”.
3. “Të thyer”, skenari dhe regjia Edmond BUDINA, Shtëpia kinematografike “AB Film”.
4. “Në anën tjetër të detit”, skenari Pierre MAILLARD, Spartak PECANI, regjia Pierre MAILLARD, Shtëpia kinematografike “Eclipse S.A. Film Production”.

 Gjithashtu, u miratua financimi për zhvillim të këtyre projekteve:

1. “Një kohë pa dashuri”, skenari dhe regjia Kristaq MITRO, Shtëpia kinematografike “ALBASKY”.
2. “Kutia”, skenari dhe regjia Artan MINAROLLI, shtëpia kinematografike “Bunker Film”.
- Projektet e financuara për zhvillim, do të paraqiten në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për shqyrtim nga KMP, jo më vonë se data 30 Qershor 2015.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje