Qendra Kulturore e Fëmijve Librazhd,
Balla e Ahmetaj inspektojnë punimet

Qendra Kulturore e Fëmijve Librazhd,<br />Balla e Ahmetaj inspektojnë punimet<br>
Falë programit të Ministrisë së Financave IACA, Bashkia e Librazhdit është përfituese e rikonstruksionit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve e cila për shkak të amortizimit kishte dalë jashtë funksionit. Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan përfundimin e punimeve të një investimi të konsiderueshëm në vlerë rreth 300 mijë euro.

Balla kërkoi që përveç funksionit të saj si Qendër Kulturore e Fëmijëve, kjo godinë të funksionojë edhe si një qendër multidimensionale:
“Ishte një prej investimeve shumë të domosdoshme, po të kemi parasysh numrin e madh të fëmijëve të Librazhdit që frekuentojnë këtë qendër. Kërkesa ime është që përveç një qendër kulturore, kjo të jetë një qendër multifunksionale, edhe në funksion të arsimit profesional.Pas fazës së parë të qendrave të qyteteve, tashmë jemi larg tyre dhe këtu janë disa investime, është stadiumi, është lungofiume dhe ky investim shumë i rëndësishëm.”

Ministri Arben Ahmetaj tha se investimi ia ka arritur qëllimit për t’u shërbyer fëmijëve dhe të rinjve: “Qendra Kulturore e Fëmijëve në Librazhd është një nga projektet e shumta që programi për konvertimin e borxhit me qeverinë italiane, pra programi IACA ka investuar në të gjithë Shqipërinë, sidomos në projekte sociale. Ky është një projekt i mirëfilltë social, i cili synon të krijojë një ambient tërheqës për fëmijët për aktivitete të ndryshme kulturore, edukative apo edhe sportive. Vlera shkon rreth 300 mijë euro dhe besoj që ia ka arritur qëllimit”.

“Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Kush ka pasur mundësi ta shohë më parë, sot nuk e dallon dot që bëhet fjalë për të njëjtin objekt. Këtu çdo ditë vijnë 150-200 fëmijë dhe amortizimi e kishte nxjerrë këtë objekt jashtë funksionit.
Investimi është i jashtëzakonshëm dhe nga ana tjetër kemi për herë të parë në Librazhd një kënd të mirëfilltë sportive”
, tha Kastriot Gurra.

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Librazhd frekuentohet nga 150-200 fëmijë, nga mosha 6 deri në 15 vjeç. Bashkia e Librazhdit synon që pas rikonstruksionit dhe ndërtimit të të parit kënd sportiv, frekuentimi të trefishohet.

Redaksia Online
S.K. Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen