Qendra për grupet në nevojë në Durrës, Lezhë e Kurbin: Nga shërbime shëndetësore te aktivitetet argëtuese për fëmijë

Aria, Limane dhe shumë fëmijë të tjerë, po kalojnë pushime shumë të bukura verore.

Kurse këto dy zonja po shohin dritë në fund të tunelit për fëmijët e tyre. Më në fund, pa asnjë kosto financiare, ata po marrin shërbime fizioterapie dhe logopedie për fëmijët e tyre, falë programit të “Fuqizojmë Komunitetin”. 

“Jam Aria. Kam mësuar shumë gjëra. Kemi bërë byrzylyqe”

“Jam Limane dhe jam 9 vjeçe. Është hera e parë. Jam ndjerë shumë mirë”

“Kam sjellë djalin në dhjetor dhe ka filluar terapinë. Ka filluar të përmirësohet pak nga pak. Këtu ka ndryshuar. E kam sjellë që të ndryshoje për sjelljen. Këtu ka gjetur shok e shoqe. Më është zbutur pak sepse ka sikletet e veta. Është një lehtësim që e kam sjellë këtu. Këtu ka të gjitha programet. Më ka ndihmuar shumë. Dhe me ekonominë nuk jam mirë. Këtu më është ndjerë mirë djali”, tha një zonjë.

“Që në tetor i sjell fëmijët e djalit. Djali 12 vjeç tek logopetja dhe psikologja. Vajza 4 vjeç tek fizeoterapia. Janë shumë mirë. Tek këmba, goca ka qen shumë keq. I kërkova shkollës mësuese ndimse por nuk e kanë dhënë”, u shpreh një tjetër.

Nga shërbimet e mbështetjes psiko-sociale, terapi për të folurin, fizioterapinë, programeve pas-shkollore, programeve të mentorimit për punësim por edhe mbështetje për t’i shpëtuar dhunës në familje, në tre qendrat e ngritura në Durrës, Lezhë dhe Kurbin kanë përfituar rreth 950 qytetarë.

“Kjo qendër është ngritur me partneritet me USAID dhe zbatues janë PNUD. Bashkia Durrës ka ofruar ambientin. Ka ardhur si kërkesë e nevojave të nxjerra nga të gjitha strukturat, partnerë të përgjithshëm rajonal. Kemi personat me aftësi të kufizuar, moshën e tretë, kemi të rinjtë, familje që janë me ndihmë ekonomike, që përjetojnë dhunë në familje, të miturit që janë në konflikt. Janë një sëre grupesh. Model është dhe shërbimi lëvizës. Ky shërbim bën jo vetëm të ju shkojmë në familje, por edhe në zonat rurale”, u shpreh Meme Xhaferraj, drejtore e Shërbimit Social në bashkinë Durrës.

“Kjo qendër është ngritur për grupet vulnerabil të qytetit të Lezhës. Ofrojmë fizioterapi, logopedi, shërbim psikologjik. Kemi dhe afterschool për fëmijët e nënave që nuk kanë mbështetje ku ti lënë fëmijët pasdite. I mbështesim fëmijët në detyra. Kemi dhe kampin veror. Kemi pasur interes shumë të madh. Janë shërbime shumë të nevojshëm. Logopedia dhe fizioterapia janë shërbimet më të kërkuara” tha Erleta Pjetri, Drejtuese e Qendrës në Lezhë.

“Gati një muaj e gjysmë që kam filluar fizeoterapinë. Ndihem shumë mirë. Nuk kam pasur mundësinë.  Më ka ndihmuar shumë edhe nga ana psikologjike. Nuk lëvizja dot fare. Qëkur kam bërë fizeoterapinë këtu jam mirë”, tha një përfituese. 

I mbështetur nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Shqipëri, iniciativat për të hapur këto qendra lindën pas vlerësimit të situatës në terren ku shtresat vulnerabile në këto zona e kishin të domosdoshme një përkujdesje të tille. Për të gjithë ata që marrin shërbimin, në dispozicion është edhe transporti.

G.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë