Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët e spektrit autik dhe me aftësi të veçanta. Kryebashkialku Erion Veliaj ftoi të gjitha kompanitë shqiptare dhe të huaja të marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar për projektin e godinës.
“Duam që ndërtesa të jetë vërtet një kryevepër, qoftë edhe në shërbimin e terapisë dhe logopedisë. Për këtë projekt do të kemi një konkurs ndërkombëtar”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku lajmëroi edhe konkursin për transformimin e “AquaPark”, për të cilin tha se do jetë një zgjatim i Parkut Olimpik, për t’i dhënë formën e një kampusi.
“Një hapësirë e cila prej 20 vitesh ishte zaptuar nga privatët, dhe ishte kthyer në një parking të madh makinash - për ta shndërruar në një zgjatim të Parkut Olimpik dhe kampus” u shpreh Veliaj.
Deklaratat, kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri nga ekspozita “Të gdhendësh karakter”, e cila mund të vizitohet nga publiku në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), e cila sjell filozofitë e dizajnit, që nga ripërdorimi përshtatës dhe ndërtesat publike inovative deri te zhvillimet e gjera.
Synimi i çdo banditi ne qeverri eshte te zaptoje hapesirat publike, te bllokoje parkimet ne favor te oligarkeve e ndertuesve. Tirana behet çdo dite e me e pabanueshme.
PërgjigjuPo bëjeni Kampus të gjithë atë Hapsirë aty deri te Diga e Liqenit Artificial,edhe deri te rruga e Kosovarëve...!!!
Përgjigju