Qendra shëndetësore e Fushë Krujës
 prej disa muajsh pa autoambulancë

Qendra shëndetësore e Fushë Krujës<br /> prej disa muajsh pa autoambulancë
Historiku i këtyre autoambulancave në këtë qendër është i pa qarte. E themi këtë se në asnjë rast autoambulancat e ardhura në këtë qendër nuk kanë përmbushur kushtet e nevojshme teknike për të kryer këtë detyrë.
 
Një autoambulancë u dogj në një kohë që ishte e parkuar në oborrin e qendrës shëndetësore.

Në vitin 2009-ë, Ministria e Shëndetësisë transferoi nga Erseka në Fushë Krujë 1 autoambulancë që mezi u soll që andej pasi nuk ishte në gjendje te përballonte udhëtimin e gjatë për arsye të amortizimit të tejskajshëm, ajo mban targat ER 0909 A dhe sot qëndron e ngujuar në parkingun e qendrës shëndetësore, ajo punoi vetëm pak dhe ngeli në tako.
 
Për t’i ardhur në ndihmë komunitetit kryetari i bashkisë, Gjon Bardhi, i dhuroi kësaj qendre shëndetësore një autoambulancë dhe në intervistën e dhënë për këtë qëllim tha se këtë autoambulancë e kishte blerë me paratë e veta i ndihmuar dhe nga disa biznesmenë të qytetit.
 
Për këtë dha intervistë dhe drejtori i qendrës shëndetësore Bashkim Xhafa.
 
U gëzuan të gjithë se më në fund erdhi një autoambulancë e hajrit, por edhe kjo nuk e pati jetën e gjatë pasi punoi vetëm disa muaj dhe e mori sërish ai që e kishte dhuruar e nuk dihet për çfarë arsye u bë kjo gjë dhe nuk dihet ku ndodhet ajo sot. Ambulanca mbante targat KR 8732 A .
 
Sot në parkingun e qendrës shëndetësore gjendet vetëm autoambulanca e ardhur nga Erseka që është krejtësisht jashtë përdorimi.
 
Pasojat e mungesës se një autoambulance janë të dukshme në përballimin e aksidenteve pasi të aksidentuarit janë transportuar në drejtim të spitaleve të Tiranës me mjete të rastit, gjë që ka sjellë vonesa të ndjeshme duke ndikuar kështu në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
 
Rast konkret është ai i pasdites së djeshme ku kamioni aksidentoi një person me motor dhe policia kërkoi autoambulancë nga qendra shëndetësore Fushë –Kruje, por ambulancë nuk kishte.
 
Pas shumë vonesash i aksidentuari u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje mjaft të rënduar. Po ashtu, para 4 ditësh në një aksident në Tapizë humbi jetën një 45 vjeçar dhe nuk pati autoambulancë për ta dërguar në spital për t’i shpëtuar jetën.
 
Qytetarë të shumtë shprehin habinë se si një qendër shëndetësore si kjo e Fushë Krujës të mos ketë autoambulancë pasi kjo përballon nevojat e mbi 100 000 banorëve.
 
Drejtuesit e qendrës shëndetësore Fushë Krujë i janë drejtuar me shkrim ministrit Ilir Beqaj për një autoambulancë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë megjithëse ka mbi 2 muaj, madje atyre ju është thënë se kjo qendër me 1 prill 2016 nuk do të presë më aksidente dhe nuk do të ketë autoambulancë pasi ato do t’i përballojë Spitali i Krujës.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë