Qendra shendetësore në Kuç në
gjendje skandaloze, Prefekti bën të paditurin

Qendra shendetesore e fshatit Kuç të Vlorës ështe jashtë çdo standarti dhe kushti higjeno sanitar. Nga pamjet duket qartë që kjo qendër, ndërkohë që aty marrin sherbim mjekësor rreth 1200 banorë të fshatit Kuc. Kushtet në të cilat jepet kjo ndihmë është skandaloze. Pergjgjesi i qendrës, Merqez Demaj , thot se janë ankuar disa herë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Unë e kam ngritur vazhdimisht këtë problem dhe gjendja e saj e shikoni se si është. Këtu kryhen të gjitha ndihmat dhe sidomos dhënia e ndihmës së parë për 1.200 persona. Kjo nuk është normale dhe mua më vjen turp që ti vjen dhe të shikosh këtu që unë jap një ndihmë. Unë jam i detyruar se nuk kam ku ta çoj” – u shpreh mjeku.  

Banorët e Kuçit shprehen se në qendër shendetësore nuk jepet asnjë shërbim shëndetësor pasi pacienti sëmuret me edhe më keq nga kushte në të cilat ndodhet qëndra. 

Qendra Shëndetësore e fshatit Kuç është për ibret o Zot, tërë lagështirë, ju lutem merrni masa se populli është në vështirësira. Shërbimet, gjilpërat këtu i bëjmë, por në lagështirë. Ku mbahen ilaçet, në lagështirë” - tha një banore e fshatit.

Ndërkohë qendra shendetësore është vizituar nga prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, bëri të paditurin në lidhje me problamatiken.Për t’i hedhur hi syve banorëve të zonës, ai u shpreh se situata në të cilën ndodhe qëndra shendetësore është e papranueshme, por do të merren masa.

“Jam befasuar për vetë faktin se ambjentet janë me hapësira goxha të bollshme, por me cilësi të papranueshme për çdo lloj ambient shëndetësor. Sapo e nisa një mesazh për këtë qendër shëndetësore dhe do të thërras drejtorin e qendrës shëndetësore në Vlorë. Do të thërras të gjitha institucionet përgjegjëse në Prefekturën e Qarkut të Vlorës për të diskutuar dhe për të bërë të gjitha veprimet e duhura” – tha ai.

 Kjo qendër mbulon disa fshatra në këtë zonë, por banorët janë të detyruar t’i drejtohen Vlorës për të marrë shërbimin shëndetësor. Banorët e fshatrave Kuç, Bolen dhe Kallarat duhet të udhëtojnë për ore të tëra për shkak të rrugës së amortizuar. Kujtojm se kjo qendër  shendetësore është rikonstruktuar vetëm 3 vite më parë.

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua