Te shumta janë dëmet të cilat i janë shkaktuar këtij biznesi dhe bizneseve që ndodhen brenda kësaj qendre. Vlera e dëmit kap miliona euro në këto biznese të cilat punësojnë rreth 400 punonjës dhe bizneset si “Expocity” dhe “Deccop Distribution” me 300 punonjës kanë pësuar dëme të mëdha.
Po punohet për rikuperimin e situatës dhe normalizimin e gjendjes duke përllogaritur humbjet e shkaktuara.
Ky biznes kërkon solidarizim nga shteti për çdo lloj ndihme që do të mund të amortizoj sado pak dëmet.
Ujë rrëmbyeshëm pllakosi në vetëm pak orë mbrëmjen e të enjtes të gjithë këtë qendër tregtare duke bllokuar të gjithë stafin.
Ndërkohë që qindra qytetarë të cilët braktisën automjetet në autostradë, qëndruan brenda ambienteve të City-Park.
Të gjithë punonjësit janë duke pastruar ambientin jashtë, që është edhe më problematik, dhe ambientet e brendshme.
Shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që ky përrua që po shihni në pamje të dalë nga shtrati dhe uji të mbulojë gjithë pjesën e jashtme të qendrës tregtare, që sot është pushtuat e gjitha nga balta.
Uji nga oborri është zhvendosur edhe në ambientet e brendshme dhe siç shikohet të gjitha dyqanet e katit të parë kanë pezulluar aktivitetin e përditshëm.
Ky vend para reshjeve të shiut ishte i rezervuar për parkimin e automjeteve të qytetarëve që bëjnë blerje në City-Park por pas përmbytjeve sipërfaqja është tërësisht e shkatërruar.
[gallery]25004[/gallery]
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO











