Qendrat shëndetësore, së shpejti
regjistër on-line për pacientët

Qendrat shëndetësore, së shpejti <br />regjistër on-line për pacientët
Shumë shpejt të gjitha qendrat shëndetësore do të kenë gati regjistrin elektronik të pacientëve. Të dhënat e tyre nga gjeneralitetet e deri tek një numër identifikimi kanë filluar të hidhen on-line.

Kjo sipas mjekëve do t'ju jap fund radhëve të gjata të pritjes së pacientëve që shkaktoheshin nga mos regjistrimi i tyre pranë mjekut të familjes dhe humbjes së të dhënave, ndërsa për qendrën shëndetësore do të sjellë një mirëmenaxhim të fondeve pasi do të dihet numri real i pacientëve për mjek/familje.

"Duke qenë se çdo mjek paguhet në bazë të banorëve që mbulon me shërbim, patjetër do të kemi edhe një menaxhim më të mirë të këtyre fondeve pasi mjeku do të paguhet n bazë të këtyre banorëve që vërtet mbulon. Shmang ndonjë sorollatje të pacientëve pasi tani me këtë regjistër, me një klikim të thjeshtë shihet se kush mjek e mbulon zonën e vet"- shprehen drejtuesit e qendrave shëndetësore.

Por mjekët shprehen se në këtë proces kanë hasur edhe vështirësi. Përveç pastrimit të listave nga dublikatet e shumta, shumë qytetarëve si pasojë e lëvizjeve nga një zonë në tjetrën, identifikohen dhe regjistrohen me vështirësi. Drejtuesit e qendrave shëndetësore thonë se herë pas here mjekët janë të detyruar të dalin në terren për të gjetur familjet e paregjistruara. Në sajë të regjistrit elektronik në qendrat shëndetësore do të mund të kontrollohet më lehtë edhe sëmundshmëria e popullatës.

Shkrimi u botua ne numrin e sotem te se perditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt